I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se në politikë ai nuk është “yes man”, por është vetja e tij.
Berisha: Unë jam një njeri që jam çdo gjë dhe vetëm dinjitetin nuk e jap kurrë. Nga hapi im i parë në politikë deri më sot kurrë nuk e kam bërë kurrë “Yes Man”, sepse unë jam vetja ime. Në pushtet nuk gjen një president ose kryeministër që ka marrë vendime më pro amerikane se Sali Berisha, disa edhe sensitive.
Unë tentoja të merrja 8 ujgurëve dhe shtetet e Evropës merrnin 2 ose asnjë. U kam thënë që t’i nxirrnin nga lista e terroristëve se më suleshin mediat. Nëse më kërkon kush që ta bëjë dikë president, kjo nuk mund të ndodhë. Kjo nuk është Amerika./oranews