Lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, ka reaguar edhe Ministri për Diasporën, Pandeli Majko.
“Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti.
Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare. Sot jam me Ramushin! Të falenderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes.”-përfundon Majko postimin e tij.