Në Çim Peka Live, këtë mbrëmje, ish-kryeprokurori, Adriatik Llalla, mohoi që ambasadorët amerikanë në Tiranë, kushdo qoftë prej tyre, t’i kërkuar arrestimin apo hetimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ndërsa pohoi që ish-ambasadorja e BE, Romana Vlahutin t’i ketë kërkuar një gjë të tillë në zyrën e tij, Llalla u shpreh i sigurtë që këtë kërkesë nuk ia kishte bërë asnjë ambasador amerikan.
Zoti Lalla nuk jeni i vetmi qe jeni kërcënuar nga një ambasador amerikan, në këtë studio ku jeni ulur ju është e bujshme deklaratat e Presidentit Meta i cili tha: Ambasadorja Kim me kërkoj te shkel ligjin pasi siç tha Meta edhe ne kemi gjera për ju; pra është një shantazh i drejtpërdrejtë.
Kjo është temë për të cilën jam shprehur më herët dhe duket e pavend që t’i rikthehemi të tillë diskutimi dhe të mos ta ripërsërisim.
Kohë e kaluar, por a ju është kërkuar konkretisht me emër të arrestohet Sali Berisha konkretisht nga një ambasador?
Për Berishën po, më është kërkuar që të arrestohen, një kërkesë që është bërë nga ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin që të arrestohet dhe të ndiqet shembulli i Kroacisë.
Ajo më tha se, që Shqipëria të futet në BE duhet të ndjekë rrugën e Kroacisë dhe të arrestojë Sali Berishën dhe ti ke rastin që të tregosh forcën tënde të ndihmosh Shqipërinë të futet në BE. Ajo ka përfituar nga rasti që ishte në statusin e diplomates, sepse në kushte të tjera kjo është e patolerueshme për secilin qytetar të lirë kërkohet arrestim pa prova është absurditet që kërkon të hysh në zyrat e një shteti të pavarur dhe ti imponohesh në forma të tilla.
I njoftuar për këtë kërkesë institucionet shqiptare?
Po kam informuar zotin Nishani, Presidenti i Republikës, dhe zotin Meta që ishte kryetar parlamenti.
Si reagoi Nishani?
Zotit Nishani iu duk e pabesueshme. Vlahutin kishte shkuar menjëherë pas takimit me mua, në zyrën e Metës për të sqaruar këtë debat, duke i paraprirë ndonjë reagimi të mundshëm të tij, moment në të cilin Meta kontaktoj me mua dhe sqaroj se si ishte situata.
A keni pasur prova ju për Sali Berishën:
Në asnjë rast nuk ka pasur që hetimi të nxjerr prova që Sali Berisha të ishte përfshirë në një situatë paligjshmërie.
A ka pasur ndonjë rast që Berisha të jetë akuzuar nga qeveria Rama në prokurori.
Jo asnjë rast.
Në një letër që keni dërguar në Kongresin Amerikan është bërë në media publike dhe nuk e di sa e vërtetë përmbajtja, jeni shprehur që ju është kërkuar nga ambasadori amerikan arrestimi i zotit Meta?
Për zotin Meta u pozicionua vetë dhe pas takimit me Lu u shpreh në mënyrë jo korrekte që tha; unë i besoj ambasadorit dhe jo prokurorisë shqiptare.
Për Berishën ka pasur kërkesë për arrestim vetëm nga Vlahutin dhe jo nga ambasadori amerikan.
Jo ambasadori amerikan.
/syri.net