Ish-presidenti i SHBA ,Bill Clinton, më 4 korrik do të vijë për herë të parë në Tiranë. Mësohet se ai do të vijë në Shqipëri pas një ftese të bërë më herët nga kryeministri Edi Rama.
Kjo është vizita e parë e Presidentit të 42-të SHBA, në vendin tonë. Clinton do të ketë takime me liderët kryesorë shqiptarë, ndërsa do të vizitojë disa vende në Shqipëri.
Ai shërbeu si President nga viti 1993 deri në vitin 2001 dhe njihet si miku më i madh i Kosovës.
Clinton urdhëroi forcat e NATO-s që të ndërhyjnë ndaj forcave ushtarake dhe policore serbe gjatë vitit 1999, për të parandaluar gjenocidin ndaj shqiptarëve.