Ish-zëvendëskryeministre dhe ministres e Çështjeve Evropiane në Qeverinë e Malit të Zi i është ndaluar hyrja në Serbi mbrëmjes së mërkurës( 23 gusht).
Marović, e cila aktualisht është anëtare e Grupit Këshillimor për Politikat e Ballkanit në Evropë (BiEPAG), postoi në X (ish-Twitter) se asaj iu mohua hyrja “për hir të mbrojtjes së sigurisë së Republikës së Serbisë dhe qytetarëve të saj”.
Mua më refuzuan hyrjen në Serbi për shkak të ‘mbrojtjes së sigurisë së Republikës së Serbisë dhe qytetarëve të saj’. Faleminderit Aleksandër Vuçiç që më bëre heroinë”, ka ironizuar ish-ministrja në rrjetin social X, dikur Twitter.
Kujtojmë se Jovana Marović nga Lëvizja Qytetare URA ka qenë Ministre e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi dhe nënkryetare në Qeverinë e Dritan Abazoviçit. Por Ajo dha dorëheqjen nga të gjitha pozitat në fund të nëntorit të vitit të kaluar. Ndërsa aktualisht është anëtare e Grupit Këshillimor i Politikave të Ballkanit në Evropë (BiEPAG)
BiEPAG ka dënuar gjithashtu vendimin.
Anëtarja jonë e BiEPAG dhe ish zëvendëskryeministrja e Malit të Zi Jovana Marović u ndalua në aeroportin e Beogradit më 23 gusht, iu mohua hyrja në Serbi dhe më pas u deportua.
Pretendimi se ajo paraqet një rrezik sigurie për Serbinë është i rremë dhe i egër. Jovana Marović ka një histori të gjatë si aktiviste e shoqërisë civile në Mal të Zi. Si një anëtare e gjatë e Grupit Këshillimor për Politikat Ballkani në Evropë, ajo ka kontribuar në debatet rajonale se si të promovohet demokracia dhe integrimi evropian në rajon dhe duke qenë autore ose bashkëautore e dokumenteve të politikave si përmbledhja jonë e fundit e politikave të BiEPAG mbi ” Mbajtja e premtimit të Selanikut”.
Ne e dënojmë ashpër vendimin e autoriteteve serbe si sulm ndaj fjalës së lirë dhe i bëjmë thirrje BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe autoriteteve malazeze të protestojnë kundër këtij vendimi, thuhet në deklaratën e e BiEPAG
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Presidentit malazez Jakov Milatoviç.
Në postimin e tij në X mbrëmë, presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç ka shkruar se ka biseduar me Marović , e cila është kthyer e sigurt në Mal të Zi.
“Jam i befasuar që asaj i është ndaluar hyrja në Serbi, sidomos duke pasur parasysh angazhimin e saj shumëvjeçar në sektorin civil në Mal të Zi dhe në rajon. Jam i sigurt se Jovana nuk është kërcënim për sigurinë për Serbinë”, ka shkruar presidenti.
Ai shtoi se ndalimi i hyrjes për një opinion tjetër politik është diçka që duhet lënë pas nëse duam të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore.
Ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi ka lëshuar një deklaratë diten e sotme(24 gusht), duke konfirmuar se ka kërkuar arsyetim për vendimin nga institucionet e Serbisë.
“(Ministria) shpreh besimin se kjo praktikë nuk do të vazhdojë, sepse cenon vlerat demokratike dhe pengon zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal, të cilat janë parakushtet kryesore për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët evropiane, si politikë e jashtme kyçe prioritet i të dy vendeve”, thuhet në deklaratë.
Jovana Marović, ish-zëvendëskryeministre dhe ministre e Çështjeve Evropiane në Qeverinë e Malit të Zi është njohëse shumë e mirë e Ballkanit Perendimor
E gjithë karriera e saj profesionale dhe akademike i kushtohet procesit të integrimit evropian të Malit të Zi dhe Ballkanit Perëndimor.
Në analizat dhe opinionet e saja ka qenë shpesh kritike për Iniciativën e fundit në Ballkan si ajo “Ballkanit të Hapur” duke shprehur skepticizmin e saj nëse kjo iniciative do të funksiononte.
Nëse kjo do të përbënte “kërcënim ” për Beogradin, atëherë mjerisht konstatojme se liria e fjalës dhe e mendimit është ende një utopi për lidershipin serb.
/Argumentum.al