Italia është zyrtarisht në recesion teknik. Një përcaktim shqetësues të cilit jo të gjitha ia dijnë kuptimin.
Por çfarë do të thotë kjo? Cilat janë pasojat dhe efektet për ekonominë italiane, shkaqet dhe diferenca mes recesionit teknik dhe atij ekonomik?
Kuptimi i recesionit teknik
Për recesion teknik flitet kur Prodhimi i Brendshëm Bruto tregon një ndryshim negativ ekonomik për dy tremujorë radhazi.
Kjo do të thotë që vendi pa dyshim gjendet në vështirësi ekonomike pasi pasi nivelet e prodhimit janë më të ulëta se ato që mund të arrihen në mënyrë të plotë dhe efikase duke përdorur të gjithë faktorët prodhues në dispozicion.
Megjithatë, ky tregues nuk i përgjigjet kohëzgjatjes, gravitetit dhe implikimeve të ngadalësimit ekonomik. Për të vërtetuar se ky është një recesion i plotë, dhe jo një tranzicion (siç tha kryeministri italian Giuseppe Conte), duhet të marrim parasysh tendencën e një sërë treguesish të tjerë: krahas PBB-së, punësimit, të ardhurave e ekonomive familjare dhe bizneseve, prodhimit industrial, konsumit, por edhe faktorëve të tillë si tendenca demografike e popullsisë.
Pasojat
Rritja ose recesioni ekonomik kanë një ndikim vendimtar në politikën ekonomike të një shteti dhe rrjedhimisht në qytetarët e saj. Certifikimi që një vend rritet ekonomikisht apo jo, është thelbësor, sepse në nivelet e PBB-së bazohen në faktorë të tjerë, si borxhi dhe deficiti. Për më tepër, në fazat recesionare shpesh ka një tkurrje në normën e rritjes së prodhimit, një rritje të papunësisë dhe një ulje të normave të interesit. Një tjetër efekt i një recesioni është se ai mund të vënë në lëvizje agjencitë e vlerësimit të cilat mund të ndryshojnë në ulje vlerësimin e tyre duke ndikuar në shtrenjtimin e borxhit të vendit.
Recesioni ekonomik
Ndryshe nga recesioni teknik është recesioni ekonomik. Kjo shprehje e fundit përdoret kur ka një ndryshim negativ të PBB-së, krahasuar me vitn e mëparshëm. nëse trendi është negativ, me më shumë se -1 % atëhere kjo quhet krizë ekonomike. Në ktë kohë Italia nuk është në një recession ekonomik pasi trendi i tremujorit të katërt të vitit 2018 krahasuar me tremujorin e katërt tëvitit 2017 ishte i barabartë me + 1 %.