Një pallat në Gaza, ku kishin zyrat Associated Press dhe Al Jazeera, u shemb këtë të shtunë pas bombardimit nga ushtria izraelite. Godina ishte evakuuar paraprakisht pasi pronari i saj u paralajmërua në telefon nga ushtria izraelite për sulmin, raporton Reuters.
Ushtria izraelite goditi pallatin, al-Jala në zemër të Gazës, e cili strehon zyrat e mediave, duke përfshirë atë të agjencisë amerikane Associated Press dhe Al Jazeera.
Sulmi ajror ndodhi rreth një orë pasi ushtria izraelite urdhëroi që ndërtesa të evakuohej. Ende nuk është dhënë asnjë shpjegim pse u vu në shënjestër pallati.
Më pas shtria izraelite konfirmoi sulmin dhe tha se godina ishte përdorur nga pjesëtarë të Hamas si magazinë për “asete ushtarake”, ndërsa personat që punonin dhe jetonin aty ishin kthyer në “mburoja njerëzore” për organizatën terroriste.