Kuvendi miratoi sot paketën e projektligjeve për Reformën në Drejtësi si dhe dy akte normative për të mundësuar aksesin tek vaksinat kundër COVID-19.
Kuvendi miratoi sot me 95 vota pro 4 kundër dhe 5 abstenim Aktin Normativ nr. 6 datë 10.03.2021 “Për dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindertimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë ose distribuojnë vaksina anticovid, për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre”.
Kuvendi miratoi sot me 96 vota pro 3 kundër dhe 5 abstenim Aktin Normativ nr. 7 datë 12.03.2021 “Për një ndryshim në aktin normativ nr. 1, datë 10.01.2021 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe fumizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shendetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave antiCOVID-19 në Republikën e Shqipërisë si dhe përdorimin e tyre në popullatë” miratuar me ligjin nr. 2/2021″.
Kuvendi miratoi sot me 93 vota pro 3 kundër dhe 7 abstenim projektligjin “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë “Bechtel international, inc.”, për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës””.
Kuvendi miratoi sot me 97 vota pro 4 kundër dhe 3 abstenim projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes “Për ndryshimin dhe rivendosjen e marrëveshjes nr.1 në lidhje me marrëveshjen e bashkëpunimit të datës 11 janar 2016, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për lehtësimin e mbështetjes së agrobiznesit dhe sektorit të turizmit, BERZH – Shqipëri, llogari bashkëpunimi””.
Kuvendi miratoi sot me 96 vota pro 3 kundër dhe 4 abstenim projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së angazhimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë përfaqësuar nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Aleances GA VI për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19 (COVAX FACILITY) miratuar me ligjin nr. 134/2020”.
Kuvendi miratoi sot me 96 vota pro 3 kundër dhe 3 abstenim Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.3.31995 “Kodi i procedurës penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar””
Kuvendi miratoi sot me 95 vota pro 5 kundër dhe 3 abstenim Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”
Kuvendi miratoi sot me 93 vota pro 5 kundër dhe 4 abstenim Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”
Kuvendi miratoi sot me 93 vota pro 5 kundër dhe 4 abstenim Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8116, datë 29.3.1996, “Kodi i procedurës civile i Republikës së Shqipërisë””, të ndryshuar””
Kuvendi miratoi sot me 95 vota pro 5 kundër dhe 2 abstenim Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar””
Kuvendi miratoi sot me 94 vota pro 5 kundër dhe 3 abstenim Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë””
Kuvendi miratoi sot me 95 vota pro 4 kundër dhe 3 abstenim Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar””
Kuvendi miratoi sot me 93 vota pro 5 kundër dhe 3 abstenim Projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore””
Kuvendi miratoi sot me 93 vota pro 4 kundër dhe 4 abstenim Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 49/2012, datë 03.05.2012, “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të ndryshuar””
Kuvendi miratoi sot me 94 vota pro 5 kundër dhe 3 abstenim Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar””