Gazeta gjermane “Die Welt” ka shkruar se në Ballkan po zhvillohet një garë në heshtje për armatim.
“Kjo garë e re armatimesh është e gërshetuar me argumente politikë. Shqipëria dhe Kosova kanë vendosur për një bashkim doganor dhe po rriten së bashku ekonomikisht. Në Serbi, kjo shihet si një përpjekje për të krijuar një Shqipëri të madhe- një term me të cilin qeveria shqiptare pëlqen të provokojë”, shkruan gazeta.
Por kush shpenzon më shumë për armatim në Ballkan?
Të parët janë grekët me mbi 5.2 miliardë euro në vitin 2018 si buxhet për armatimin. Më pas vijnë rumunët me 4.6 miliardë euro. Serbët shpenzojnë 904 milionë euro, diçka më shumë se kroatët që harxhojnë 889 milionë euro. Shqipëria shpenzon 180 milionë euro, një rritje me 25 përqind me vitin 2017. Kosova shpenzon vetëm 63.3 milionë euro.