Në portet e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit jahtet dhe kroçerat do të qëndrojnë në port vetëm për furnizim me ujë, naftë dhe ushqime.
Drejtoria e Përgjithshme Detare deklaron se “asnjë jaht apo kroçerë nuk do lejohet të qëndrojë në porte më gjatë se koha e furnizimit për të mos bllokuar kalatat e portit për anijet tregtare të furnizimit të mallrave”.
“Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe do zbatohet me rigorozitet nga autoritetet. Moszbatimi i urdhrit i ngarkon me përgjegjësi administrative dhe ligjore”.