Në kuadër të aktivitetit “Javët Kulturore Ndërkombëtare”, në datat 25 shtator deri në 1 tetor Shqipëria do të mikpresë Javën e Kulturës Kineze.
“Nga data 25 shtator deri në 1 tetor, Kina e largët shpaloset me të gjitha ngjyrat e saj”, shkroi ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në rrjetet sociale.
7 ditët e kulturës kineze do të jenë të mbushuara me folklor, kulinari, cirk, ekspozitë fotografike, koncerte e festa në shesh.
Java Kulturore Kinezevjen me një program që paraqet kulturën e traditat jomateriale kineze, një ekspozitë me pamje panoramike të Kinës ndër shekuj, koncert në piano si dhe kemi më shumë mundësi të eksplorojmë mbi traditat kulinare apo të arteve marciale.
Javët Kulturore Ndërkombëtare (JKN) janë një nismë e Ministrisë së Kulturës që sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e vendeve të ndryshme të botës.
Pas një programi të suksesshëm përgjatë vitit 2022, ministrja e Kulturës, Elva Margariti vendosi të vijonte këtë program edhe në 2023-shin.
Edicioni i dytë i JKN që nisi në maj, përfundon më 30 nëntor 2023. E konceptuar si një paradë kulturore ndërkombëtare, e shtrirë përgjatë gjithë vitit, JKN është vazhdimi, përfshirja dhe unifikimi nën një brand i një tradite disavjeçare të organizimit të javëve, dedikuar bashkëpunimit kulturor.
/Argumentum.al