Helidon Bendo ka dhënë sot doreheqjen nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, i cili ndau edhe arsyet e lirimit të Bendos nga kjo detyrë.
“Me Helidon Bendon, drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i Kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë”, u shpreh Rama.
Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ i Shtetit, Helidon Bendo.
Pas shkarkimin nga posti i kreut të SHISH, Helidon Bendo, i cili u lirua sot nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit do të angazhohet në vijim si këshilltar i Kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë.
Helidon Bendo ishte emëruar në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit në datën 5 nëntor 2018. Ai është një inspektor karriere, pasi iu bashkua shërbimit inteligjent në vitin 1995.
/Argumentum.al