Kryeministri ukrainas, Oleksiy Honcharuk ka dhënë sërish dorëheqjen, për herë të dytë, pasi presidenti Volodymyr Zelenskiy mund të jetë duke e menduar opsionin e zëvëndësimit të tij.
Honcharuk nuk ka bërë komente. Presidenti Zelenskiy ka thirrur një mbledhje të posaçme të parlamentit të mërkuren, e sipas medias ukrainase, ekziston mundësia që arsyeja të jetë ndërmarrja e disa ndryshimeve në kabinetin qeveritar.
Zëvëndësimi i Honcharuk do të vinte në një kohë kur besimi në qeverinë e Zelenskiyt ka rënë. Ish aktori dhe komediani i njohur fitoi ngushtësisht vitin e kaluar duke premtuar mbylljen e luftës në Donbass dhe luftën kundër korrupsionit.
Zëvëndëskryeministri Denys Shmygal mund të bëhet kryeministër në detyrë derisa të gjendet zëvëndësi.
Honcharuk javen e kaluar e mohoi që ka dorëzuar dorëheqjen apo largimin e tij me Zelenskiyn, por pozicioni i tij është vënë në pikëpyetje kur kanë dalë disa regjistrime në janar ku ai bënte disa komente jo fort të pëlqyeshme për presidentin Zelenskiy.
Zelenskiy ka takuar Serhiy Tihipko, një biznesmen dhe politikan veteran që sipas medias mund të jetë një kandidat potencial për postin e kryeministrit.