JICA mbështet krijimin e Qendrës ABA, shërbim me një ndalesë të vetme që kontribuon në zhvillimin e biznesit dhe ndërtimin e kapaciteteve financiare të fermave të vogla familjare në Shqipëri.
Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë në bashkëpunim me Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) po mbështesin rritjen e shkallës së përfshirjes financiare në Shqipëri, nëpërmjet zbatimit të Projektit të Bashkëpunimit Teknik, ‘‘Projekti i Përfshirjes Financiare për Fermat e Vogla Familjare’’.
Objektivi kryesor i Projektit është të përmirësojë përfshirjen financiare të fermave të vogla familjare në Shqipëri nëpërmjet zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve financiare dhe jo-financiare që i përgjigjen dhe përshtaten me fleksibilitet nevojave të fermerëve. Kjo po arrihet nëpërmjet forcimit të kapaciteteve të Shoqërisë së Kursim Kredisë, FED invest, e cila i ofron këto shërbime financiare në zonat rurale të vendit.
Projekti mbështet ofrimin e shërbimeve jo-financiare nëpërmjet themelimit të Qendrës ABA. Qendra ABA është e projektuar të shërbejë si një pikë ndërlidhëse kyçe informacioni, njohurish & zhvillimi të kapaciteteve, aksesi në treg, për të përmbushur nevojat e çdo fermeri shqiptar për zhvillimin e biznesit të tyre dhe ndërtimin e kapaciteteve financiare.
Pritet që qendra gjithashtu të shërbejë si një Qendër për vendosjen e kontakteve dhe ndërtimin e rrjetit të marrëdhënieve mes aktorëve të zinxhirit të vlerës, e cila ndihmon në përmirësimin e mundësive të biznesit për fermerët me anë të shërbimeve të personalizuara jo-financiare në çdo hap të rritjes së biznesit të tyre dhe pa asnjë kosto
Në ceremoninë e lançimitë zyrtar të Qendrës ABA, në Lushje morrën pjesë Zv. ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Besart Kadia, Ambasadori i Japonise ne Shqiperi,. Takada përfaqësues i Zyrës së JICA për Ballkanin, Takeichi Drejtori i Përgjithshëm i FED, Perlat Sulaj, Drejtori i Biznesit në Fed Invest, Behar Gjoni si dhe përfaqësues të tjerë linjës.
Ceremonia u mbajt nën masat strikte të respektimit të protokolleve të përcaktuara antiCOVID 19.
Zv.ministri Kadia gjatë fjalës së tij vuri në dukje, bashkëpunimin e hershëm mes Qeveria Shqiptare dhe asaj Japoneze, ndërsa theksoi e ndër vite, është ndjerë bashkëpunimi ekonomik me Qeverinë Japoneze nëpërmjet ndihmave dhe kredive, granteve dhe bashkëpunimit teknik, ku prioritar në fokus të mbështetjes ka qënë sektori i bujqësisë.
“Sot është kënaqësi e veçante për mua, të përfaqësoj Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për lançimin e një nga arritjeve shumë të tëndësishme të projektit, krijimin e një qendre Agro Biznesi e ngritur në Lushnje. Objektivi i Qendrës ABA është përmbushja e nevojave të çdo fermeri shqiptar me qëllim zhvillimin e tyre, zhvillimin e biznesit dhe ndërtimin e kapaciteteve dhe aftësive financiare. Jam i bindur se kjo qendër do të sjellë për fermerët shqiptarë shërbime jo-financiare që nuk i kanë patur të mundura më parë, kjo falë projektit “Përfshirja Financiare e Fermave Familjare në Zonat Rurale në Shqipëri” por edhe përkushtimit të stafit të këtij projekti”- tha Kadia.
Sipas tij, Projekti “Asistencë Teknike nga Qeveria e Japonisë” është një projekt shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe sektorin bujqësor, jo vetëm për vlerën financiare e cila është e konsiderueshme ( 3.5 mln euro për një kohëzgjatje 4 (katër) vjeçare) por ky projekt synon të jetë një nga instrumentët në mbështetje të objektivave të Qeverisë Shqiptare mbi përmirësimin e jetës së qytetarëve përmes një rritjeje ekonomike cilësore dhe gjithëpërfshirëse, si dhe për krijimin e një sektori agro-ushqimor efikas, novator e të qëndrueshëm, punësim, përfshirje sociale dhe cilësi më të mirë jetese për banorët.
Ambasadori i Japonisë në Shqiperi,. Takada u shpreh se “Është një kënaqësi e madhe për mua të marr pjesë në këtë ceremoni për hapjen e Qendrës ABA, e cila mbështetet nga “Projekti i Përfshirjes Financiare të Familjeve të Vogla” në Shqipëri, financuar nga Qeveria e Japonisë.”
“Kjo Qendër do të ndihmojë në shpërndarjen e informacionit të dobishëm, edukim mbi tema të ndryshme dhe do të sigurojë një mundësi për qasje në mjetet thelbësore për lehtësimin e aktiviteteve ekonomike të pronarëve të vegjël. Në kontekstin e situatës së pandemisë që ka prekur gjithë botën, Qendra ABA përfaqëson një mjet të dobishëm për adresimin e disa problematikave të rëndësishme të shfaqura këto kohët e fundit, të tilla si kufizimi i lëvizshmërisë dhe aksesi fizik në tregje dhe produkte, bashkëpunimi mes sipërmarrësve etj, vështrirësi të cilat demtuan ekonomitë e vogla në Shqipëri”- tha ambasadori Takada.
Ndërsa theksoi se, “Për këtë arsye, përfitimet e shërbimeve, që do të ofrohen nga kjo qendër e rëndësishme janë shumë-dimensionale”.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim dhe të marrim në konsideratë më shumë projekte në fusha të ndryshme bazuar në nevojat themelore të njeriut.Jam i bindur se bashkëpunimi teknik midis Japonisë dhe Shqipërisë do të forcojë më tej miqësinë afatgjatë mes dy vendeve tona”- deklaroi Takada.
Perfaqesuesi Rezident i JICA-s për Ballkanin, Takeichi , u shprehse, “ABA Center dhe ABA online së bashku, do të shërbejnë si një qendër e cila integron shërbime të ndryshme për fermerët, të tilla si trajnime, seminare, ngjarje të rrjetëzimit on-line, informacione mbi tregun, shërbime të gjera për bujqësinë etj.
© Argumentum