Sikundër ndodhi një ditë më parë në Shqipëri, ku u tha se që kushtet jane plotësuar por duhen bindur shtetet anëtare Komisioneri Varhelyi ka përdorur të njëjten retorike edhe në Kosovë. “Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, duhen bindur shtetet anëtare“.
Por nëse janë plotësuar kushtet, pse nuk binden vendet anëtare?
Skane besim tek raportet e vetë Bashkimit Europian, apo kushtet janë thjesht justifikim për të fituar kohë?
…
Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, është pyetur në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Avdullah Hoti, se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.
Për këtë çështje Varhelyi ka deklaruar se Kosova i ka përmbushur kriteret e caktuara për liberalizim, por tani duhet bindur shtetet anëtare dhe sipas tij kjo nuk është e lehtë.
“Kushtet (për liberalizim), siç ka thënë komisioni janë përmbushur, por siç e potencova duhet t’i bindim shtetet anëtare, bindja e shteteve anëtare nuk është punë e lehtë. Kjo do të arrihet nëse dëshmojnë në përparimin në terren, në punën ditore dhe kryeministri po e bënë këtë që të arrihet besimi, të mos kete krim të organizuar, kërkesa për azil pas liberalizimit etj… Na jepni kohë dhe hapësirë ta arrijmë këtë dhe do ta arrijmë atë”, tha Varhelyi.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka treguar se komisioneri i BE-së ka sjellë një lajm fantastik në Prishtinë, planin për investime për rimëkëmbjen ekonomike për Ballkanin Perëndimor, që kap vlerën totale prej 28 miliardë eurosh.