Kapitali aksioner në sistemin bankar në vend shënoi nivelin 158 miliardë lekë në fund të muajit shkurt të këtij viti, ndërsa pritet që kjo shumë të rritet pas vendimit të BSH-së që ndalon shpërndarjen e dividentit.
Statistikat e fundit tregojnë se, fitimet e vitit 2019 dhe ato të mbartura përbënin 17.5% të strukturës totale të kapitalit aksioner të bankave.
Duke përbërë kështu që fitimet e pashpërndara të zënë një pjesë të konsiderueshme të kapitalit aksioner.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2019 sistemi bankar kishte një raport të mjaftueshmërisë së kapitalit mjaft të lartë, në nivelin 18,3% kundrejt nivelit 12% që është objektivi.
Për një pjesë të bankave, mbajtja e fitimeve ka qenë e domosdoshme për të balancuar humbjet e bartura gjatë viteve të krizës. Kjo ka bërë që në tërësi sistemi bankar të ketë nivele kapitalizimi mjaft të larta, me një raport të mjaftueshmërisë së kapitalit më shumë se 50% më të lartë se kërkesat minimale të Bankës së Shqipërisë.
ra përbënin 17.5% të strukturës totale të kapitalit aksioner të bankave. Gjatë dekadës së fundit, shumica e bankave kanë ndjekur politika konservatore në shpërndarjen e fitimeve.
Ndërsa bankat që kanë ndjekur një strategji biznesi më aktive kanë zgjedhur të mos shpërndajnë fitime, për të rritur kapitalizimin dhe për të mbështetur rritjen e mëtejshme të bankës. Kjo ka bërë që në tërësi sistemi bankar të ketë nivele kapitalizimi mjaft të larta, me një raport të mjaftueshmërisë së kapitalit më shumë se 50% më të lartë se kërkesat minimale të Bankës së Shqipërisë.