Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, pas tërheqjes për marrjen e vendimit, ka hedhur poshtë pretendimin e Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani, për të shpallur të pavlefshëm rezultatin e zgjedhjeve në Qarkun Gjirokastër. Anëtarët kundër rrëzimit ishin Ledio Braho dhe Elvis Cefa. Nënkomisionerja Shtetërore e Zgjedhjeve, Lealba Pelinku u është përgjigjur pyetjeve të PS-së për të dhënat e kryqëzuara të pajisjes së identifikimit elektronik i cili ka nxjerrë në qarkun Gjirokastër 74 raste të dyshimta. Sipas PS, rastet e dyshimta janë shenjat e gishtave të operatorëve për mirëmbajtjen e pajisjes e identifikimit elektronik gjatë ditës së votimit. Gjithashtu edhe Pelinku tha se dyshimet janë të operatorëve të ditës së zgjedhjeve, por përsëri duhet një hetim më i thelluar.
Pelinku: Ka dyshime që shenjat e gishtave janë të operatorëve. Kjo mbetet për një hetim të thelluar nga prokuroria. Do të duhet të verifikohen materialet filmike dhe KQZ ka detyrimin që të paraqesë këto materiale dhe t bëjë verifikimet për të konkluduar.
Ndërsa po shqyrtoheshin ankesat e PD-së dhe LSI-së për qarkun e Gjirokastrës, ka pasur debate ndërmjet anëtarëve Ledio Braho dhe Ilir Rusmajli.
Ledio Braho: Po e bën si hetuesia e dikurshme, mbetet vetëm ajo drita e kuqe të ndizet e të fiket.
Ilir Rusmajli: Nëse jeni përpara një shkelje individuale vlera e saj në raport me kërkesën për pavlefshmëri është ajo e shkeljes individuale. Nëse jemi para një rasti kur provokimi bëhet për motive politike vlera e shkeljes është e ndryshme nga ajo e një rasti individual.
Ledio Braho: S’jemi as prokurori as gjykatë të vlerësojmë anën subjektive të komisionerëve. Se po bëni poezi këtu. Se dimë nga çfarë premisash është nisur ai komisioner për të votuar në qendra votimi. Këtë se paraqet dot asnjëherë.
Ilir Rusmajli: Ne mund ta themi që se provojmë por s’mund ta fshehim nën rrogoz. Ka persona që kanë votuar me të njëjtin identitet. Në një qendër kanë votuar administratorë zgjedhore dhe ju i njihni, e dini cilët kanë qenë funksionet e tyre? Cila ka qenë detyra e tyre?
Pelinku: Na rezulton administratë zgjedhore, mund të ketë qenë komisioner apo operator.
Ilir Rusmajli: Kam nevojë të di nëse është dokument përfundimtar apo material pune që nuk nxjerr konkluzione përfundimtare. Është thelbësore që ta sqarojmë deri në fund këtë element, apo nëse KQZ do të bëjë hetime më të thelluara. Kemi dy dokumentE, njëri thotë që nuk është përfundimtar dhe dëshmia pretendon të kundërtën. Ke dëshminë e saj që thotë se është përfundimtar. Dokumenti thotë nuk është. Jo të lutëm të mbaroj debatin me kolegët.
Ledio Braho: Komisioneri është identifikuar, nuk ke vetëm komisioner ke edhe një tjetër.
Ilir Rusmajli: Të lutem shumë, do të çmojmë provat.
Ledio Braho: Po ça do i çmosh më shumë kësaj.
Ilir Rusmajli: Po krijohet përshtypja se çfarë po ndodh. Interesi juaj është dhe i yni. Ju keni përballë dokument dhe dhënie dëshmitarësh kontradiktore. Cilën anë do të mbani. Çfarë funksioni kanë pasur brenda administratës zgjedhore të këtij qarku ata 2 persona? Nëse asnjë nga palët nuk është i interesuar që ta dijë unë tërhiqem nga kërkesa ime.