Kasam SHAQIRVELA
Askush nuk po tenton që t’i fajësojë prindërit dhe gjyshërit tanë që na kanë vënë emra fetarë the jo emra të gjuhës sonë dhe kulturës kombëtare shqiptare parafetare, pra emra pellazge, ilire e arbërore! Por ama sot të emërosh fëmijët e tu me emra fetarë-vlen për të gjitha konfesionet që i ka populli i jonë, kjo dukuri që po ngjet te ne është sa e dhimbshme për popullin shqiptar po aq dhe e dëmshme?! O shqiptarë të mirë, ma gjeni vetëm një rast nga një popull tjetër që i ka vënë djalit ose vajzës emrin që i takon gjuhës shqipe apo kulturës kombëtare shqiptare?! Jo, nuk mund ta gjeni…! Pra, çka është kjo katandisje ndër ne? Dhe jo vetëm në këtë sferë por edhe në gjuhë ku vend e pa vend përdorim fjalë a shprehje të huaja madje pa ua ditur atyre kuptimin e plotë. Me entuziazëm të madh e mohojmë, shtrembërojmë madje edhe e përbaltim historinë tonë. Në etnokulturë manifestojnë dëshirë të zjarrtë të vishemi ashtu si vishen të huajt dhe jo të vishemi me veshjen tonë qoftë tradicionale, pse jo, dhe kombëtare. Shpeshherë del se vetë ne e ndihnojmë asimilimin dhe zhbërjen tonë! Pra të tjerët e gjejnë si të thuash një terren të parapërgatitur dhe vetëm na i fusin pykat e çarjes ndër ne, e cila pastaj rezulton me përçarje ndërshqiptare!?
Thua se besimtarët e bëjnë?! Por Zoti neve na dashti si shqiptarë dhe na krijoji si të tillë, ndërsa emrat ua ngjitën njerëzit,…njerëzve dhe perëndive… edhe në librat fetarë si Bibla, Kurani… etj., ngaqë vetë dora e njeriut i shkruajti!
Dëshira personale apo familiare vjen pas interesit kombëtar. Edhe pse familja është e shenjtë dhe këtu s’ka asnjë dyshim sepse dhe ajo është qeliza që ndërton indet e ata e formojnë trupin me organet e tij që veprojnë sipas një gjykimi e pastaj urdhri të trurit. E gjitha kjo ngjason me kauzën kombëtare që për bosht të vet vertikal e ka shqiptarizmin i cili nuk ka ngyrim ideologjik apo fetar por ka vetëm kombëtar. Interesi kombëtar nuk është që ta zëvendësojmë tonën me të huajën aq më tepër kur atë e bëjmë me vetëdije të plotë! Çfarë përçudnime shqiptare?!
Çdo njeri që e beson Zotin nuk e beson për shkak të emrit të tij që mban por për arsye të bindjeve të veta që i ka…
/Argumentum.al