Interviste me Edit Xhajanka, Dekane në Fakultetin e Mjekësisë Dentare,
Risite e aplikuara ne FMD prej dekanes Eda Xhajanka në bashkëpunim dhe aprovim nga dekanati synojnë rritjen e numrit të studenteve dhe aftesimin e tyre ne tregun vendor të punës dhe jo vetem. Ku paralelisht Kërkime shkencore, nderlidhje nderkombetare, donacione, koherence, janë vazhdim sfidash ne rrugetimin tim si dekane ne FMD, shprehet Xhajanka.
***
–Ç`rëndësi ka për fakultetin tuaj kërkimi shkencor, si është bërë ai deri tani në Fakultetin tuaj?
Sipas Ligjit tw Arsimit tw Lartw Nr.80/2015, dy janë prioritetet për institucionet e arsimit të lartë: kërkimi shkencor dhe cilësia në arsimin e lartë. Në këtë kontekst roli i Fakultetit tw Mjeksisw Dentare (si njësi kryesore e UMT) është primar dhe i domosdoshëm për realizimin e kërkimit shkencor duke e integruar atë me procesin mësimor, kjo në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të karrierës akademike dhe rritjes së kualifikimit shkencor të stafit akademik dhe studentëve, si dhe të fitimit të aftësive të për kërkime të pavarura.
–Sa e keni mundësinë të investoni në fakultet për qëllim të kërkimit shkencor? A keni mundësi të bëni studime të mirëfillta shkencore në fakultetin tuaj? A keni laboratorë shkencorë të pajisur me aparatura bashkëkohore për kërkim shkencor?
Në Fakultetin tonë dhe me sa kam dijeni, edhe në institucionet e tjera publike të arsimit të lartë, prej vitesh buxheti i shtetit i dedikuar për IAL, mbulon ne menyre te pjesshme vetëm 10 ose 11 muaj per pagat për stafin akademik, duke sjellë mangësi në investime për laboratorë, aparatura dhe teknologji kërkimore shkencore të fushës së dentistrisë, mbështetje të stafit akademik për pjesëmarrje ne aktivitete shkencore jashtë vendit etj. Në këto kushte, ne jemi përpjekur të përfitojmë duke aplikuar në projekte të ndryshme, nga të cilat edhe kemi patur përfitime, por me një fond të ulët.
Mund të përmend këtu një projekt që fituam në bashkëpunim me Universitetin Charite` Berlin. Projekti bazohet në “Implementimin e teknologjisë Gjermane në protetikë” dhe arrin vlerën 50 mijë euro, nga të cilat 10% mund të përdoren për aparatura e pajisje. Gjithashtu,aplikuam dhe fituam nga AKKSH edhe një projekt tjetër me vlerë 5 milion lekë të reja. Mbetet pikësynim fitimi i projekteve, por kjo është deri diku dicka jo e sigurtë, pavarësisht përpjekjeve tona maksimale.
–Atëherë si e keni përmbushur këtë detyrim të ligjit të Arsimit të Lartë në Fakultetin tuaj?
KUR NE FAKULTETIN TONE, ashtu si dhe në Fakultete e UNIVERSITETE të tjera MUNDESIA PER KERKIM SHKENCOR TE MIREFILLTE ESHTE E LIMITUAR SEPSE S`KA MUNDESI INVESTIMESH PER infrastrukturen e nevojshme per kerkim shkencor, drejtimi kryesor për realizimin e punës shkencore prej më shumë se 20 vitesh ka qenë dhe mbetet organizimi i aktiviteteve shkencore (konferenca, kongrese, ëorkshope, seminare trajnimi etj),
Gjithashtu, bazuar po ne Ligjin e Arsimit te larte, eshte detyrim ligjor qe cdo Universitet dhe cdo fakultet, ne kuader te akreditimit, duhet te beje formim te vazhduar dhe edukim professional. Kjo eshte arsyeja qe cdo universitet apo fakultet, publik apo privat, detyrimisht organizon konferenca e kongrese periodike, ku përcjell risitë e shkencës dhe jep mundësi për njohjen e stafit dhe të studentëve me cdo zhvillim aktual të fushës së stomatologjisë.
–Synimi i ketyre aktiviteteve cili eshte?
Qellimi madhor i organizimit të Kongreseve dhe Konferencave është të dalësh me gjetje konkrete në favor të shkencës, si dhe përcjellja e të rejave bashkëkohore botërore tek studentët dhe profesionistët tanë. Pra, synimi primar dhe kryesor është produkti kërkimor shkencor. Në këto evente prezantohen edhe gjetje nga Projekte ku merr pjesë stafi akademik, si dhe studentët me punime apo me tema diplome të tyre. Mund te permend ketu Projektin madhor qe ne realizuam dhe po e vazhdojme si bashkepunim me Bashkine per depistimin e 2700 femijeve, ku po nxirren indekset e kariesit per Shqiperine, te dhena qe nuk ekzistojne per Shqiperine ne nje game kaq te madhe popullate.
Ne si Fakultet, kemi synuar të përqëndrohemi në rritjen cilësore të nivelit shkencor, duke sjellë direkt në këto aktivitete kontributin e shkencëtarëvë dhe eminencave të spikatura të stomatologjisë. Dhe unë personalisht si dhe stafi im, jemi investuar fort që të shfrytëzojmë të gjitha njohjet zyrtare dhe personale për të sjellë në këto evente figura të spikatura të stomatologjisë, mund të them me mburrje eminenca botërore.
–Si janë organizuar konferencat dhe kongreset në Fakulettin e Mjekësisë Dentare?
Tradicionalisht, të gjitha konferencat që janë organizuar nga Fakulteti i Mjekësisë Dentare (dikur Departamenti i Stomatologjise) janë organizuar të mbështetura nga Shoqata të ndryshme, si psh për shumë vite, mesa mbaj mend rreth 24 vite, janë organizuar me Shoqatën Dentare Shqiptare, dhe më vonë me shoqata të tjera si Shoqata e Profesionistëve Dentarë, etj.
Theksojmë se kjo mënyrë organizimi ka qenë e përshtatshme për fakultetin pasi realizon qëllimet e tij për formimin e vazhduar të stafit dhe dhe specialistëve dentarë, për ngritjen e nivelit shkencor të studentëve dhe krijimin e lidhjeve me Universitete apo personalitete të Mjekësisë Dentare nga e gjithë bota.
Gjithë ky përfitim, i cili i shërben shumë edhe Akreditimit Institucional apo të programeve të studimit, realizohet ose me ndonjë shpenzim minimal të fondeve publike, ose në rastet më të shumta pa shpenzuar asgjë nga fondet publike.
–A mundet Fakulteti të organizojë Kongrese apo konferenca të ndryshme i pavarur, pa qenë bashkëorganizatorë me shoqata të ndryshme?
Natyrisht, kjo mund të bëhet, por duhen domosdoshmërisht shume fonde, të cilat duhen alokuar para organizimit të Kongresit/Konferencës.
Ka dy arsye që e vështirësojnë këtë proces:
E para, këto fonde nuk disponohen nga institucioni, fakulteti. Sic ju përmenda më lart, buxheti nuk mbulon plotësisht as pagesat për pagat e stafit, ndërkohë që me fondet dytësore, së fundmi të limituara, absolutisht nuk është e mundur të mbulohet nga ana financiare një konferencë apo kongres. Sigurisht që shumë shpenzime të lidhura me ardhjen, akomodimin e profesorëve të huaj, sallat, bazën e materialeve të Konferencës etj, duhen bërë direkt, duke i patur këto fonde paraprakisht dhe kjo krijon shumë vështirësi, nuk kemi dhe staf administrativ per organizime te tilla.
E dyta, këto fonde alokohen pas një kërkese të bërë nga Fakulteti drejtuar Rektoratit dhe Bordit të Administrimit të Universitetit. Që pas 2017, edhe në rastet kur ne i kemi kërkuar fonde në mënyrë të argumentuar, për të mbuluar një pjesë të vogël të shpenzimeve, ato nuk janë alokuar nga Bordi i Administrimit dhe Rektorati. (Për këtë kemi edhe shkresat e dërguara). Rasti më i fundit ishte rasti i Kongresit Ballkanik të 24.t, të organizuar në Shqipëri për herë të tretë, ku ne kishim të ftuar si lektorë 200 personalitete të huaj, kërkesa jonë nuk pati asnjë përgjigje dhe rrjedhimisht nuk u akordua asnje fond.
Kështu, në organizimin e një Konference apo Kongresi, Fakulteti MERR PËRSIPËR TOTALISHT PJESËN SHKENCORE DHE AKADEMIKE, ndërsa Shoqata merr përsipër pjesën organizative.
Me sa jam e informuar, edhe në Universietet simotra në botë, organizimi i konferencave bëhet në të njëjtën mënyrë. Mund të përmend këtu organizimet madhore dhe për të marrë shembull të Universitetit të IAS.it, Rumani, të Universitetit të Barit, si dhe të shumë universiteteve në Ballkan e më gjerë.
–Si keni përzgjedhur shoqatat me të cilat bashkëpunoni për organizimin e konferencave?
Eksperienca e mbi 20 viteve ka bërë që t`i drejtohem për bashkëpunim Presidentit të Shoqatës Dentare Shqiptare, i cili është prej shumë vitesh në drejtim të kësaj shoqate dhe është po ashtu Shef Deparatmenti në FMD. Ka patur abuzime të mëparëshme të kësaj shoqate lidhur me përdorimin e sallave të FMD, duke mos arketuar asnje lek ne favor te Fakultetit, (ne shkelje te detyrimeve qe dalin nga Vendimi I Qeverise nr 54, date 05.02.2014, “ Per percaktimin e kritereve te procedures e te menyres se dhenies me qera, enfiteoze apo kontrata te tjera te pasurise shtetrore”,) .Gjithashtu ka patur abuzime me mënyrën se ku dhe si bëheshin pagesat nga studentet dhe pedagogett per pjesmarje ne evente te tilla. Parate e mbledhura, nuk kalonin nepermjet Bankes, por mblidheshin ne zyra tek sekretarja e Dekanit, duke e detyruar ate te beje nje pune qe nuk duhej ta bente per llogari te shoqates. Keto veprime flasin per mungese transparence te shumes se fondeve te arketuara nga keto evente, destinacionin e ketyre parave te mbledhura dhe te pa arketuara ne banke. Ka nje informalitet te dukshem dhe te denueshem per keto veprime. Per sa kam spjeguar me siper shikohen qarte ne linqet e meposhteme
( https://www.facebook.com/894639040594349/posts/898530596871860/
https://www.facebook.com/894639040594349/posts/895786707146249/
Në pamundesi te bashkepunimit per te organizuar Konferencen e rradhes dhe me tej me Shoqaten Dentare shqiptare , pasi presidenti I shoqates nuk ka pranuar asnjehere te bashkepunoje me FMD, ishim te detyruar te kërkonim , organizatore, dmth mundësi në shoqata të tjera që të merrnin përsipër menaxhimin e pjesës organizative.
Më pas, me futjen e dy figurave të reja profesionale, Teknik Dentar dhe Higjenist dentar sfera e profesionisteve dentarë u zgjerua mjaft, dhe gradualisht u krijua Shoqata Kombëtare e Profesionistëve Dentarë, e cila na ka ofruar një bashkëpunim serioz dhe korrekt.
-Cili ka qenë përfitimi i konferencave dhe a kanë patur përfitim ekonomik në fakultet?
Përfitimi shkencor ka qenë kolosal. Ato kanë rritur kredibilitetin e Fakultetit dhe kanë krijuar edukim në vazhdim cilësor për mjekët.
Pjesa shkencore është organizuar sipas një formati të ri, duke sjellë si referues Rektorë, Dekanë, përsonalitete të dentistrisë nga e gjithë bota. Në cdo Kongres kanë marrë pjesë rreth 45-50 profesorë të huaj të këtij standarti, Kjo ishte dicka totalisht e re, sepse në konferencat e mëparshme niveli linte shumë për të dëshiruar, numri i lektorëve të huaj ishte shumë i ulët, dhe këta jo akademikë.
Gjithashtu, në këto evente janë promovuar ndërlidhje zyrtare bashkëpunimi shumë të rëndësishme dhe prestigjoze, si lidhja me Charite` Berlin, Universitetin e Barit, Universitetin e Chietit, Universitetin e Ias.it etj. Profesorët e ardhur për kongrese kanë organizuar vazhdimisht kurse, leksione e trainime falas për studentët tanë: këtu përmendim kursin e dt 18-21 prill të Prof. Peter Pospiech me 120 studentë të FMD, Kursin e maskerinave në ortodonci nga Universiteti i Barit, Kursin mbi Higjienën e thellë Orale, kursin e implantologjisë nga Shoqata Gjermane DZOI. E theksoj të gjitha falas. Nderkohe, jane perfituar specializime dhe pjesemarrje falas ne kurse jashte vendit per pedagoge e student tanet.
Përsa i përket pjesës financiare, asnjëherë më parë sesa të isha Dekane, dmth ne te kaluaren, FMD nuk ka patur ndonjë përfitim ekonomik te marre nga 22 eventet e organizuara më parë, bile janë dhënë edhe fonde nga Fakulteti për organizim, jane perdorur dhe ambjentet e FMD pa marre qera, per te krijuar fonde per rritje te buxhetit te FMD, kjo ne kundershtim me Vendimin e Qeverise nr 54, date 05.02.2014, “ Per percaktimin e kritereve te procedures e te menyres se dhenies me qera enfiteoze apo kontrata te tjera te pasurise shtetrore” , sikurse e permenda me siper.
Në Kongreset e organizuara , ne kemi synuar edhe përfitimet ekonomike në trajtë donacionesh, të cilat për FMD kanë qenë të shumta dhe janë realizuar nga partneritet gjatë eventeve. Po përmend më të rëndësishmet si:
Donacion i Artikulatorëve SAM me vlerë 75.000 euro (Charite` Berlin)
Donacion tre unite dentare , 15,000 euro, donacion nga Brianza Dent.
Donacion i pajisjeve të Mjekësisë Rigjenerative me vlerë 6800 euro nga Universiteti I BARIT, Donacion Klinika Nobel, 1000 Euro
Dhënie në përdorim dy aparate Air Flow Piezo, me vlerë 15.000 euro, nga EMS
Donacion 18 kompjutera e mobileri me vlerë 120 260 lekë donacion ISSET, etj
Te gjitha donacionet qe kane ardhur ne perputhje te plote me procedurat dhe ligjet e shtetit, jo vetem kane rritur nivelin e punes ne FMD me studentet, pasi paisjet kane qene bashkekohore dhe te cilesise se larte, por me kete rast dhuruesit kane mare pjese pa asnje pagese, ne kurse teorike dhe praktike duke demostruar tek studentet me keto paisje.
Te gjitha donacionet, kane ndikuar pozitivisht edhe ne buxhetin e FMD, pasi per paisjet qe kemi marre si donacione, vlerat e tyre i kemi zbritur nga buxheti per t`u planifikuar si shpenzim ose investim ne vitin qe vinte.
Gjithashtu, në cdo event ftohen për bashkëpunim të gjitha shoqatat e profesionistëve dentarë dhe të specialiteteve të vecanta, akademi, distributorë etj. dhe në vijimësi kanë sponsorizuar studentë dhe pedagogë për trainime, kurse perfeksionimi dhe konkurse si brenda ashtu dhe jashtë vendit.
Nisur nga keto evente, FMD u njoh dhe me shume si institucion me vlera.
Disa muaj para Pandemise, une kam kam njoftuar te gjithe studentet per nje mundesi perfitimi nga nje Projekt per mesimin e gjuhes gjermane per te marre pjese ne nje projekt te iniciuar nga Ministria e Arsimit per Summer Course G.rant of thr free state of Bavaria 2020.
Po ashtu, nje projekt tjeter qe u nderpre per shkak te pandemise ishte nje marredhenie qe sapo filloi me nje Universitet ne New Jersey, USA, marreveshje e cila pritet te finalizohet ne muajt ne vijim. Jane hedhur hapat e para te bashkepunimit, me qellim trajnimin cdo vit te dy studenteve shqiptare, duke pare dhe mundesine e trainimit te pedagogeve tane atje.
-A ka ndonjë kontroll të pjesës financiare gjatë organizimit të kongreseve/konferencave?
Sic e thashë, Fakulteti ka mbuluar vetëm pjesën shkencore ne keto konferenca. Megjithatë, të gjitha procedurat administrative të Fakultetit, të drejtuara nga Administratorja e FMD, perpara dhe mbas daljes se ligjit te arsimit te Larte nr 80/2015, qe e shkeput teresisht Rektoret dhe Dekanet nga procedurat administrative, janë kontrolluar vazhdimisht nga te gjitha strukturat e auditit .
Veprimtaria e FMD auditohet në mënyrë periodike (cdo vit) nga Njësia e Auditit të Brendshëm të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, eshte audituar nga KLSH, dhe së fundmi nga Njësia Antikorrupsion e Qeverisë, me nje grup kontrolli te urdheruar direkt nga nga Ministrja e Drejtesise Zonja Etilda Gjonaj. Ky grup, ushtroi një kontroll të zgjeruar per keto aktivitete në Universitetin e Mjekësisë Tiranë, ku u perfshi dhe Fakulteti i Mjekësisë Dentare, ku sipas programit të kontrollit u shqyrtuan te gjitha aktivitetet shkencore, perfshi ketu kongrese dhe konferenca te realizuara deri ne vitin 2019.
THEKSOJ SE NGA TE GJITHA KONTROLLET E ORGANEVE TE MESIPERME NUK ESHTE KONSTATUAR ASNJE SHKELJE NGA ADMINISTRATA APO STAFI DREJTUES I FMD.
-Me sa jam e informuar, procesi i Akreditimit është një proces shumë i rëndësishëm për cdo Institucion të Arsimit të Lartë?
-A është i akredituar Universiteti i Mjekësisë dhe Fakulteti a jeni të akredituar dhe nëse po, si jeni vlerësuar në këtë proces dhe cfarë rekomandimesh ju janë dhënë?
Patjetër që Universiteti është i akredituar! Në Akreditimin Insitucional UMT mori vlerësimin me kohëzgjatjen më të lartë ndër IAL e tjera publike, prej 5 vitesh. Ndërkohë, para pak muajsh në kuadër të Akreditimit të Programit të Studimit “Master i Shkencave në Stomatologji”, programi i stomatologjisë FMD, u vlerësua me kohëzgjatje maksimale të akreditimit, 6 vjet.
Pavarësisht vlerësimeve maksimale, në fushën e kërkimit shkencor na është lënë si Rekomandim për të patur parasysh në të ardhmen për përmirësimin e standarteve të kërkimit shkencor që : “Institucioni (Fakulteti i Mjekësisë Dentare) të punojë që të gjejë metoda alternative për financimin e Kërkimit Shkencor”
Kështu që ka akoma shumë pune per te bere për të bërë në të ardhmen!
-Si ndihen pjesmaresit e huaj , profesionistet dentare dhe studentet ne keto Kongrese dhe konferenca gjate zhvillimit te tyre dhe cili eshte feedback?
Ne keto evente marrin pjese shume lektore , profesore me emer ne fushen e dentistrise dhe aty paraqiten prezantime me nje interes te vecante per te gjithe pjesmarresit. Te gjithe jane te interesuar sepse sillen eksperiencat me bashkekohore ne dentistri, gje e cila con ne permiresimin e standarteve te sherbimit ndaj njerezve. Profesoret e huaj , kane qene shume optimiste ne lidhjet me FMD dhe jane ndjere shume mire me profesionistet shqiptare si dhe me studentet, me te cilet pervec kominikimit ne salla, kane bere kurse trainimi teorike dhe praktike. Studentet qe per here te pare kane marre pjese si referues ne keto aktivitete, jane ndjere te perfshire ne nje jete aktive, pasi eshte bere dhe provomimi i punes se tyre. Prej tre vitesh studentet jane perfshire ne nje Projekt bashkepunimi midis Bashkine e Tiranes dhe FMD, ku jane depistuar 2700 femije te shkollave te Tiranes. Te dhenat jane paraqitur ne trajte temash shkencore ne Kongrese e Konferenca. Persa i perket profesionisteve, ne menyre direkte ne rrjetet sociale, komunikimi me email ose me kontakte direkte, te gjithe shprehen per standarte shkencore dhe nivel shume te larte te ketyre eventeve te organizuara.
Ditet e kongreseve apo konferenca, kalohen ne nje mjedis shume te kendshem, te ngrohte, miqesor dhe bashkepunues, duke shkembyer eksperiencat personale profesinale. Ne ceremonite e hapjes eventet jane vleresuar nga personalitete. Mund te permend Konferencen e shkencave mjekesore 4 ku deputetja Iris Eberl promovoi nderlidhjen e bashkepunimit me Charite Berlin, ne prani te personaliteteve te larta te vendit, ne respekt te eventit dhe pjesmaresve.
Pjesmaresit kane mundesi te njihen me Shqiperine, jo vetem nepermjet televizioneve dhe youtube, por vijne me shume kuriozitet per te mesuar rreth vendit tone, histories, vizitojne qytete te vecanta, qendra muzeale etj. Ata shprehen me konsiderata per mikpritjen, per vendin tone, per ndryshimet ne ngritje te nivelit te stomatologeve shqipatre duke I pare si te barabarte ne profesion, etj. Te gjithe largohen me emocione dhe te gatshem per t`u takuar ne evente te tjera te ngjashme midis profesionistesh dhe miqsh.
© Argumentum