Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje klasës politike, që zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit të zhvillohen në një klime paqësore, të jene të lira dhe të ndershme, sipas standardeve ndërkombëtare.
Tiranë, 6 Mars 2021
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshendet projekt-rezoluten për Shqipërinë që u miratua dje në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian si dhe vlerëson mbështetjen konstante dhe të plotë që i jep Shqipërisë në rrugën e saj të anetarësimit drejt BE.
Kjo përkrahje, veçanërisht nga dy grupimet me të mëdha politike në PE, dëshmon se miqtë e Shqipërisë në Europe janë të shumtë e dominues.
Ky realitet duhet të mobilizoje dhe më shumë institucionet qeverisëse, institucionet kushtetuese dhe ato të pavarura për të përmbushur me shpejtësi dhe përparësi të gjitha kushtet që do të mundësojnë jo vetëm nisjen e negociatave por edhe përparimin e tyre me shpejtësi.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje veçanërisht klasës politike në vend, që zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit të zhvillohen në një klime paqësore, të jene të lira dhe të ndershme, sipas standardeve ndërkombëtare.
Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë një proces zgjedhor demokratik të panjollosur nga parregullsitë, gjuha e urrejtjes dhe shit-blerja e votës.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ripërsërit mirënjohjen ndaj Bashkimit Europian për të gjithë mbështetjen që i ofron Shqipërisë, përfshirë ndihmën financiare për kapërcimin e vështirësive mjekesore, ekonomike dhe shoqërore për shkak të pandemisë.
© Argumentum