Në vijim të takimeve në Prishtinë dhe në Shkup, delegacioni i Bordit Drejtues i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), u prit në një takim nga Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut z. Talat Xhaferri.
Z.Xhaferi në një postim në rrjetin social ka vleresuar anëtaret e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë të cilët bashkërisht shprehën vullnetin, dëshirën dhe idetë e tyre për mënyrën se si mund të shpërblehen ndaj shtetit për besimin e dhënë në të kaluarën, duke kontribuar me përvojën e tyre profesionale personale, me kontaktet dhe njohuritë që i kanë nga eksperienca shumëvjeçare në diplomacitë vendore në arritjen e zgjidhjeve paqësore dhe të bashkëpunimit në rajon.
Postimi i plotë
Sot kisha kënaqësinë të mirëpres anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë të cilët bashkërisht shprehën vullnetin, dëshirën dhe idetë e tyre për mënyrën se si mund të shpërblehen ndaj shtetit për besimin e dhënë në të kaluarën, duke kontribuar me përvojën e tyre profesionale personale, me kontaktet dhe njohuritë që i kanë nga eksperienca shumëvjeçare në diplomacitë vendore në arritjen e zgjidhjeve paqësore dhe të bashkëpunimit në rajon, lehtësimin e procesit të negocimit drejt arritjes së qëllimeve të përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor, respektivisht, anëtarësimit të plotfuqishëm në BE dhe NATO.
/Argumentum.al