Këshilli Europian përditësoi sot listën e vendeve për të cilat duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit.
Pas një rishikimi sipas rekomandimit për heqjen graduale të kufizimeve të përkohshme për udhëtimet jothelbësore në BE, Këshilli Europian përditësoi listën e vendeve për të cilat duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit.
Siç përcaktohet në rekomandimin e Këshillit, kjo listë do të vazhdojë të rishikohet çdo dy javë dhe, sipas rastit, të përditësohet.
Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 18 qershori 2021 vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve të treta vijuese:
Shqipëria
Australia
Izraeli
Japonia
Libani
Zelanda e Re
Republika e Maqedonisë së Veriut
Ruanda
Serbia
Singapori
Koreja e Jugut
Tajlanda
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Kina mbetet subjekt i konfirmimit të reciprocitetit.
Kriteret për të përcaktuar vendet e treta për të cilat duhet të hiqet kufizimi aktual i udhëtimit u përditësuan më 20 maj 2021. Ato mbulojnë situatën epidemiologjike dhe reagimin e përgjithshëm ndaj COVID-19, si dhe besueshmërinë e burimeve të informacionit dhe të dhënave në dispozicion. Reciprociteti gjithashtu duhet të merret parasysh rast pas rasti