Për herë të parë Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk do të mblidhet në formatin e takimeve zyrtare, por çështjet do të diskutohen online me anë të lidhjes me internet.
Kryeministri Rama ka publikuar disa pamje nga zyra e tij në kryeministri, teksa po ndjek me vëmendje mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Mbledhja është thirrur nga Presidenti për situatën emergjente të përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.
Ashtu siç u lajmërua në media, palët kanë rënë dakort të zhvillojnë mbledhjen virtualisht. Në fotot e përcjella nga Rama duket kryeministri, Presidenti Meta, Kreu i Parlamentit Ruçi, lideri i opozitës Basha si dhe ministrat e qeverisë, konkretisht Ministri Brendshëm Lleshaj, Ministrja e Drejtësisë Gjonaj, e Shëndetësisë Manastirliu dhe Ministri për Rindërtim Ahmetaj ( i cili menaxhon dhe koordinimin e aspektit ekonomik ndaj covid-19).