Duhet punuar akoma më shumë për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Malin e Zi. Një fakt të tillë e ka bërë me dije kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në këtë vend, Faik Nika.
“Ende ka mungesë të bazës materiale nëpër shkolla, siç janë hartat në gjuhën shqipe. Këto janë shqetësimet që vijnë nga shkollat. Po ashtu, edhe në përfaqësimin proporcional në institucionet publike në Mal të Zi, në këtë drejtim situata nuk është e mirë, sepse shqiptarët në krahasim me pakicat e tjera rezulton të jenë vetëm 1.3% të përfaqësuar në institucionet publike. Në jemi 5% andaj duhet të fokusohem që rinia shqiptare, të diplomuarit shqiptarë të aftësohen profesionalisht dhe të punësohen më shumë në institucionet publike”, ka pohuar ai gjatë një interviste për “Zërin e Turqisë”.
“Mund të themi se pozita e shqiptarëve në Mal të Zi shënon avancim, shpresojmë se do të ketë lëvizje të tjera pozitive sidomos në lidhje me të drejtat dhe liritë e njeriut, përdorimin e lirë të simboleve kombëtare, e në veçanti përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet publike”, shton më tej ai.
Për të përfunduar se është shumë me rëndësi të shfrytëzohet momenti i integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, që shqiptarët të promovojnë dhe të theksojnë problemet që kanë si pakicë autoktone në këtë vend.