Kina dhe Bashkimi Evropian kanë pranuar që të përshpejtojnë negociatat e marrëveshjes së investimeve mes tyre dhe ta nënshkruajnë këtë marrëveshje brenda vitit. Pas arritjes së kësaj marrëveshjeje, kompanitë evropiane do të kenë mundësi më të mëdha hyrjeje në tregun kinez, ndërsa do të parandalohet rritja e proteksionizmit tregtar nga BE-ja.
Presidenti Kinez Xi Jinping drejtoi nga Pekini videosamitin e liderëve Kinë-Gjermani-BE, bashkë me kancelaren gjermane Angela Merkel, vendi i së cilës mban kryesimin e radhës të BE-së, presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Të dy palët nënshkruan po të hënën një marrëveshje për të mbrojtur mallrat ushqimore dhe pijet e eksportuara nga njëra-tjetra, para se të diskutonin gjatë samitit në internet mbi tregtinë, ndryshimin e klimës dhe të drejtat e njeriut.
Të dy palët do të respektojnë 100 emërtimet e ushqimeve rajonale evropiane dhe 100 barasvlerësve kinezë, gjë që do të thotë se, për shembull, Kina do të lejojë që emri “shampanjë” që të përdoret vetëm për verën e gazuar nga rajoni i Francës me këtë emër.
punonjësit kinezë po vjelin çaj
Kina ishte destinacioni i tretë i produkteve bujqësore dhe ushqimore të BE-së vjet, me një vlerë prej 14.5 miliardë eurosh (17.2 miliardë dollarë amerikanë).
Pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, prodhuesit nga ShBA-ja, Australia ose Zelanda e Re nuk do të lejohen të përdorin emrat e mbrojtur për eksportet e tyre në Kinë, ndonëse do të ketë një periudhë kalimtare për disa lloje djathërash. (Xu Guang)