Kina do t’i dhurojë Malit të Zi 30 mijë doza vaksinash të koronavirusit, njofton ambasada kineze në Podgoricë.
Në një njoftim për shtyp, ambasada bëri me dije se “si një vend mik i Malit të Zi, Kina është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Malin e Zi në luftën e përbashkët kundër pandemisë dhe në ndërtesën e përbashkët të bashkësisë së shëndetit të njerëzimit”.
“Jemi të bindur se populli i guximshëm malazez me siguri do ta kapërcejë pandeminë dhe do të përmirësojë zhvillimin ekonomik,” thuhet në deklaratën e ambasadës./Cri