Kina bëri thirrje të hënën për arrestimin e shpejtë të autorëve të shpërthimi të një automjeti në provincën jugperëndimore të Pakistanit Balochistan, nga i cili u vranë dy fëmijë dhe u plagosën tre të tjerë, duke përfshirë një shtetas kinez.
Duke dënuar sulmin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin i kërkoi Pakistanit që “të ndëshkojë ashpër” autorët dhe “të mbrojë me vendosmëri sigurinë e shtetasve, organizatave dhe projekteve kineze” në vend.
Kina do të vijojë të punojë me Pakistanin për të trajtuar kërcënimin prej terrorizmit, shtoi ai. /CRI- argumentum.al