Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u shpreh të enjten se komentet e fundit të talibanëve mbi dëshirën e tyre për të mbrojtur popullin afgan “tregojnë shenja pozitive”, por shtoi se e ardhmja e vendit varet nga drejtimi që do të marrin politikat e talibanëve.
Kryediplomati kinez gjithashtu theksoi qëndrimin e Kinës për të respektuar zgjedhjen e afganëve gjatë bisedimeve telefonike me homologun e tij turk, Mevlut Çavusoglu.
“Që nga tërheqja e trupave të huaja, populli afgan kanë një mundësi në duart e tij,” tha Wang, sipas një deklarate të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.
Edhe Çavusoglu u bëri thirrje të gjitha palëve në Afganistan që të parandalojnë kthimin e vendit të tyre në “origjinë të terrorizmit”, vë në dukja deklarata.
Talibanët tani po bashkërendojnë politikat e tyre të brendshme dhe të jashtme në një mënyrë pozitive, theksoi ai, duke shtuar se Turqia është e gatshme të mbajë lidhje të ngushta me Kinën për të ndihmuar që gjendja në Afganistan të shkojë “në drejtimin e duhur”. /CRI