Më shumë se 2800 stacione bazë 5G janë ndërtuar në Rajonin Autonom të Tibetit, njoftojnë autoritetet lokale, citon “Xinhua”. Në të njëjtën kohë, rrjeti kryesor i energjisë i Tibetit njoftoi se ai ka përfunduar mbulimin e të gjitha 74 qarqeve të tij, duke shënuar fillimin e një epoke të rrjetit të unifikuar të energjisë në rajon.
Furnizimi me energji elektrike arriti në 3.3 milionë njerëz në Tibet, një rritje prej më shumë se 1.1 milionë që nga fundi i Planit të 12-të pesëvjeçar (2011-2015), kur përfunduan azhurnimet e rrjetit në zonat rurale të rajonit.
Tibeti ka gjeneruar mbi 9 miliardë kWh energji elektrike, me mbi 1.8 miliardë kWh energji elektrike dërguar në rajone të tjera./cri