Kisha Katolike ka nisur një hetim pasi dy murgesha me origjinë afrikane kanë mbetur shtatzënë.
Dy gratë ushtronin misionin në Sicili.
Dy rastet kanë ndodhur në pak largësi njëra nga tjetra në një komunitet të vogël.
Njëra prej tyre, e cila është nënë superiore, me shërbim në një azil të moshuarish ishte në javën e shtatë.
Ndërsa tjetra e mori vesh lajmin kur nisi të ketë dhimbje stomaku dhe shkoi të mjekohej.
Skandali ka shkaktuar shqetësim mes zyrtarëve të kishës, ndërkohë që dy murgeshat janë kthyer në vendet e tyre të origjinës.
Kryebashkiaku i Militello Rosmarino thotë:
“Janë gjëra që të bëjnë të ndihesh keq. Komuniteti ynë ka vetëm 1200 banorë dhe jemi të tronditur. Situata është menaxhuar keq, sepse për mendimin tim rastet duhet të trajtoheshin jo publikisht”.
Ai shton se murgesha nënë superiore ishte një person i dashur për të gjithë.
“Hajde kuptoje çfarë mund të ketë ndodhur” -shton ai.