Argumentum.al siguron ekskluzivisht dokumentin që sapo u nënshkrua nga Këshilli Politik për reformën zgjedhore në takimin e katër përfaqësuesve të partive politike në Pallatin e Kongreseve ditën e sotme.
Marrëveshja përbëhet nga dymbëdhjetë pika që specifikojnë me detaje mënyrën se si do të ndryshojë procesi.
Identifikimi elektronik
ODIHR rekomandon përfshirjen graduale dhe i ka sugjeruar në komente Këshillit që çdo tranzicion i identifikimit elektronik, votimit apo numërimit duhet të fillojë me një program pilot që përbëhet nga jo më shumë se 20 për qind e votuesve që Këshilli ka këshilluar.
Partitë duhet të angazhohen të mbështesin zbatimin e identifikimit elektronik që duhet të përbëjë 100 për qind të votuesve në zgjedhjet e ardhshme në atë shtrirje që është teknikisht e zbatueshme. Zbatueshmëria do të përcaktohet nga KQZ e mbështetur prej ekspertëve ndërkombëtarë. Qeveria e Shqipërisë garanton financimin në kohë për zbatimin aq sa është teknikisht e mundur.
KQZ
KQZ do të ketë një nënkomisioner, që do të jetë në krye të përcaktimit të zbatueshmërisë dhe zbatimit të identifikimit biometrik të votuesve. Nënkomisioneri duhet të ketë përgjegjësi të përbashkët dhe të barabartë me kryetarin për përzgjedhjen, monitorimin dhe zbatimin e identifikimit biometrik për votuesit.
Nënkryetari duhet të monitorojë dhe ushtrojë mbikëqyrje mbi rekrutimet dhe skemën e trajnimit për komisionerët i ndihmuar nga një ekspert ndërkombëtar. Një tjetër ekspert ndërkombëtar do të mbështesë KQZ dhe nënkomisionerin në trajnime për zbatimin e identifikimit biometrik të votuesve.
h.e/argumentum.al
© Argumentum