E shtuna vjen me Festën e Inaugurimit të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, evenimenti i organizuar nga Klik Ekspo Group, një sinergji e gjithë aktorëve ekonomike dhe socialë të vendit, sipërmarrësve, investitorëve, autoriteteve, të rinjve, të cilët i besojnë fuqisë së bashkëveprimit dhe bashkëjetesës në Rajon.
Arrin 350 numri i pjesëmarrësve këtë edicion, mbi 30 Autoritete dhe Agjenci shtetërore ndërkombëtare dhe dhoma te tregtisë ndërkombëtare nga Ballkani i afërt, përmes Evropës Qendrore dhe asaj Perëndimore, por edhe nga Azia e largët; HEPA Agjencia Shtetërore për Nxitjen e Investimeve të Hungarisë; RAS Agjencia Shtetërore për Promovimin e Biznesit të Serbisë; Dhoma e Tregtisë e Stambollit; Dhoma e Tregtisë e Malit te Zi; Byroja Ekonomike e Provincës së Anhuit në Kinë; Rajonet Administrative të Italisë si Marche, programet e mbështetjes nga Fondet EU për ndërkombëtarizmin etj;
Mbi 3.500 Vizitorë Profesionistë, segment i rëndësishëm i një publiku të përgjithshëm që sipas regjistrimeve te deritanishme pritet të arrijë mbi 32.000 nga mbarë Rajoni. Vizitojnë Tiranën ne delegacione zyrtare dhe grupe te organizuara nga komuniteti i biznesit në mbi 150 nga Serbia; 80 nga Turqia, 30 nga Hungaria, mbi 100 nga Republika e Kinës, dhe Italia që këtë edicion tejkalon lionshare me mbi 100 kompani ekspozuese dhe të përfaqësuara nga mbarë “Paese del Sole”.
Në katër hollet dhe ambientet e jashtme te Pallatit te Kongreseve, takohen të gjithë sektorët, me arritje konkrete, duke nisur nga Ndërtimi dhe Energjetika, Ambienti dhe Turizmi, Telekomunikacioni, Infrastruktura Rrugore dhe Veprat Publike; Industria e Lehte; Industria Ushqimore; Arti dhe Edukimi; Artizanalja dhe Teknologjia e avancuar. Pjesëmarrje serioze e autoriteteve shtetërore në Sallonin e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe përkujdesje e veçante e kalendarit te evenimenteve nga AIDA – Agjencia e Zhvillimit te Investimeve.
Të rinjtë me ide dhe kreativët e rrallë të Tiranës, të cilët kanë përherë vëmendjen e Klik Ekspo Group, do të prezantojnë produkte dhe do të dëshmojnë live punime të krijuara me përkushtim.
Për vizitorin e përgjithshëm, produkte te rralla nga bota mbare, degustime, ted-talks, blerje me leverdi, sport dhe këshilla për jetesë të shëndetshme. Janë mbi mbi 10.000 m2 sipërfaqe ekspozimi ne strukturën simbol të ngjarjeve kult, Pallatin e Kongreseve, dhe segmente të Blvd. “Dëshmorët e Kombit”.
Ceremonia sot në orën 17.30, në Pallatin e Kongreseve.
© Argumentum