Genc Mlloja
Çfarë po ngjet me ne shqiptarët kur rritja e numrit të viktimave ndër fëmijë është bërë alarmues. Po kështu edhe kriminaliteti i çdo lloji ndër më makabrit është bërë plagë që rrjedh gjak e ka krijuar tmerre në shoqërinë shqiptare. Të gjithë janë të kërcënuar.
Që institucionet përkatëse të lajnë duart e ti shmangen përgjegjësive përballë kësaj tablloje kriminale u bëhet më të drejtë pyetja përse mbahen, përse xhvasin taksapaguesit shqiptarë.
Lërini justifikimet si formë përrallash foshnjarake se kudo ndodhin, ankohet populli, por veproni në mbrojtje të jetës së fëmijëve, të grave, të shtresave të ndryshme të kësaj shoqërie.
E filloni me hapin e parë: dilni nga ajo konventa e OKB-së mbi të drejtat e fëmijës; kurseni raportet mashtruese për fëmijët e ‘lumtur’ shqiptare që pozojnë edhe me Ambasadorën amerikane.
E meqe Ambasadorja Yuri Kim është në lëvizje intensive në Shqipëri e rastisi që engjëlli Mateo u masakrua në prag të nënshkrimit të Konventës së OKB-së mbi të drejtat e fëmijëve ajo mund ta kishte ‘forcuar’ zemrën (ndoshta është e ndjeshme ndaj makabriteteve të tilla) dhe të shkonte e të takonte prindërit e 8- vjeçarit që ka plagosur shpirtin e tërë popullit shqiptar.
Të paktën për ngushëllim të familjarëve ajo mund ta kishte bërë një vizitë fluturimthi apo i ka harxhuar ‘fishekzjarret’ me mrekullitë imagjinare të pushtetit në fuqi, me krijesën amerikane të reformës në drejtësi që si yll ka SPAK-un për të.
Ajo mund të tregonte se të tilla mënxyra ngjasin edhe në vendin e saj i vetëshpallur kampion i të drejtave të njeriut, por jo nuk e kemi dëgjuar …
Njerëzit e dinë se çdo gjë që ndodh në SHBA valëzon deri këtu siç është rasti i sulmit mbi Capitol më 6 janar 2021 nga mbështetësit e Trump që akoma pretendojnë se vota është vjedhur nga demokratet e Biden.
Një ngushëllim do të kishte qenë për prindërit e Mateos tregimi se në SHBA vepron një lëvizje nën logon “Nuk marr frymë” që lidhet me lëvizjen “Jetët e Zezakeve Vlejnë”. Kjo shprehje e ka origjinën tek fjalët e fundit të Eric Garner, një person i paarmatosur që u vra më 2014 pasi iu mor fryma për së gjalli nga një oficer në Nju Jork.
Një numër amerikanesh të tjerë me ngjyrë si Javier Ambler, Manuel Ellis, Elijah McClain, dhe George Floyd, kanë thënë të njëjtën shprehje para se tu dilte shpirti në përballjet me forcat policore. Fjalët e fundit të Floyd: “Po me merret fryma!” E ia mori i plotfuqishmi i mbrojtjes se rendit…
Aq më shumë top diplomatja amerikane në Tiranë mund të kishte ndihmuar njerëzit e rrënuar në dhimbje lidhur me aspekte të peticionit popullor që kërkon kthimin e dënimit me vdekje në rastin e kriminelit gjakatar sepse më mirë se çdo diplomat fjala e saj ka vlerë se në shumë shtete të SHBA aplikohet dënimi me vdekje në raste krimesh të kësaj natyre.
Kim e ka në dorë reformën në drejtësi në Shqipëri në çdo aspekt e nga 5 vjet që ishte mandati për ta përfunduar është zgjatur edhe disa vite, ndoshta pafundësisht. Nuk e di mbi çfarë kriteri është ftuar Shqipëria në Samitin për Demokraci që do të mbahet në Uashington më 10-11 dhjetor, 2021 kur çdo raport ndërkombëtar flet për shkelje të të drejtave të njeriut, krim, drogë e prostitucion në këtë vend ballkanik.
Autoriteti i lartë i Kim mund të influenconte për të frenuar edhe frymën për vetëgjyqësi që po zien më Fier por edhe anë të tjera të vendit.
Ndoshta i bihet në qafe kot në ketë rast por kur shqiptarët shikojnë në figurën e Ambasadorës amerikane personalitetin që leviz çdo gjë kur ajo do këtu nuk gabohet në ketë thirrje demokratike.
Ah, sa ngushëllim do të ishte për familjaret e Mateos e komunitetin e fshatit Gercalli por edhe për shqiptarët po të shikonin veprime që dëshmojnë ç’është e verteta se Ambasadorja Kim është tepër humane, ka dhimbje për viktimat e kriminalitetit, që po rrënon shtetin shqiptar dhe sikurse përkëdhel fëmijë të lumtur, lavdëron pushtetarët, pozon për ditë me ta, do të tregohej se ajo i qan hallet popullit të thjeshtë.
Se në fund të fundit duhet ushqyer dashuria e popullit shqiptar për aleatin strategjik, e ketë të gjithë e kanë të njohur se e bën diplomacia.
Nisur nga ky diskutim nuk ka dyshim se janë institucionet vendase që të vendosin rregull në shtëpinë e shqiptarëve e tyre, e tu dalin zot atyre që mos ti vrasin me plumba, bomba me telekomande dhe deri me kazma e lopata në dritë të diellit.
/argumentum.al