Përfaqësuesit e Unionit Turistik njoftuan se zhvilluan një takim me Ministrin e Turizmit z.Blendi Klosi, ku diskutuan për situatën aktuale dhe planeve për rihapjen e turizmit.
Ministri Klosi tha se do të angazhohej personalisht për realizimin e kërkesave dhe do lobojë që rihapja të bëhet e mundur duke filluar nga data 1 qershor, sigurisht duke respektuar protokollet e masave anti covid.
Takimi u fokusua në shqetësimet që kanë aktualisht bizneset e turizmit, ku më kryesoria është hapja e kufijëve toksore dhe lëvizja e lirë e njerëzve pa masa karantinimi, për të bërë të mundur rivitalizimin e turizmit rajonal dhe atij të brendshëm.
U sugjerua që për të bërë të mundur stimulimin e turizmit të brendshëm, qytetareve shqiptare që do rezervojnë pushime në Shqipëri, nëpërmjet agjencive turistike, tu aplikohet një bonus.
Gjithashtu u kërkua që Ministria e Turizmit të nxjerrë një urdhër për shtyrjen e shërbimeve turistike për qytetarët shqiptarë që kanë rezervuar udhëtimet e tyre jashtë vendit nëpërmjet operatorve turistike, të cilët duhet tu lëshojnë një voucher (kupon) klienteve që kanë parapaguar shërbimet turistike pranë tyre dhe tu japin mundësinë e shtyrjes së tyre deri në fund të vitit 2021.
Ndër pikat e tjera të diskutimeve ishin dhe koordinimi me Ministrinë e Transporteve për fillimin sa më parë të Transportit Turistik
-Mundësia e një marrëveshjeje me Ministrinë e Kulturës për reduktimin e hyrjeve nëpër muze
-Mundësia e marrëvëshjeve me Bashkitë për uljen e taksave vendore për vitin 2020
-Rishikimin e mundësisë në përfshirjen e pagës së luftës të punonjësve të sektorit të turizmit që janë larguar pas datës 10 prill, ose të atyre që iu është refuzuar paga pa shkak.
-Shtyrja e kredive të sektorit të turizmit deri në fund të vitit 2020.