Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi sot listën e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.
Anëtarët e KLP-së shqyrtuan dosjet e katër kandidatëve që shprehën interes për postin e kreut të akuzës, Arta Marku, Fatjona Memçaj, Olsian Çela dhe Lulzim Alushaj.
Në përfundim Këshilli vendosi se dokumentacionet e paraqitura nga Marku, Memçaj dhe Çela i plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar garën më tej. Ndërkohë, kandidati Lulzim Alushaj me profesion avokat, nuk plotëson kushtin për 15 vjet punë.
Në këtë fazë, KLP miraton 3 kandidatët që plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar. Më tej bëhet renditja e kandidatëve nga 1 në 3 dhe lista i dërgohet kuvendit për votim. Kjo pritet për tu parë në vazhdim se kush do të listohet i pari ndërmjet, Markut, Çelës apo Memçajt.
Si zakonisht, në mbledhjet e KPL-së janë të pranishëm përfaqësues nga EURALIUS e OPDAT.