Pas lajmeve se Gjermania dhe Franca mund të përfshihen në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar zyrtarja e BE-së.
Federica Mogherini vazhdon të mbetet ndërmjetësuesja e vetme në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, kështu tha për mediumin serb “Novosti”, Maja Kocijançiq, zëdhënësja e Përfaqësuese së Lartë të BE-së, Federica Mogherinit.
Maja Kocijançiq ka thënë se mirëpret çdo përfshirje në mbështetje të dialogut që lehtëson BE-në.
Zëdhënësja e Mogherinit thekson se e para e diplomacisë evropiane është duke bërë misionin e vet.
“Kontaktet tona po vazhdojnë. Për shembull, Përfaqësuesja e Lartë do të marrë pjesë në takimin e liderëve në kuadër të Brdo-Brioni në Tiranë më 8 dhe 9 maj. Ajo është e gatshme ta hap përsëri dialogun. Ajo është gjithashtu e qartë se qeveria e Kosovës duhet të shfuqizojë tarifat për të mundësuar rifillimin e shpejtë të dialogut”, ka thënë Kocijançiq.
Duke iu referuar samitit të mbajtur në Berlin, Kocijançiq theksoi se ky takim ka ofruar një mundësi për një shkëmbim jozyrtar të pikëpamjeve që kishin qenë të hapura.
“Takimi në Berlin dha një sinjal të rëndësishëm për përfshirjen e dy shteteve anëtare, Gjermanisë dhe Francës, së bashku me të tjerët, për të vazhduar dhe më shumë përkushtim, të mbështesin dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë tutje Kocijançiq.