Ndërsa kohët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të raportimeve alarmante për marrëdhëniet e tensionuara midis Ukrainës dhe Rusisë dhe mundësinë e agresionit nga Rusia. Ambasadori i Ukrainës në Tiranë z. Volodymyr Shkurov komenton situatën aktuale rreth Ukrainës në sfondin kur kërcënimet ndaj sigurisë janë në rritje.
– Situata vazhdon të jetë e tensionuar. Shumica dërrmuese e raportimeve në Ukrainë i dedikohet pikërisht kërcënimeve nga Federata Ruse ndaj Ukrainës. Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmytro Kuleba vazhdon një dialog intensiv me partnerët tanë të huaj, i cili ka të bëjë kryesisht me çështjet e sigurisë në kontekstin e kërcënimeve nga Federata Ruse. Jo më vonë se dje, më 19 janar në Kiyv, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken zhvilloi bisedime me lidershipin politik të vendit tonë. Gjatë një takimi me kreun e politikës së jashtme amerikane, ministri D. Kuleba vuri në dukje se përveç përkeqësimit të kërcënimeve ndaj sigurisë, Rusia po përpiqet të destabilizojë situatën brenda Ukrainës, në veçanti, duke dëmtuar stabilitetin ekonomik dhe financiar të Ukrainës. Në këtë kontekst, Sekretari i Shtetit Antony Blinken ripohoi mbështetjen e SHBA-së ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Ukrainën në kundërveprimet e Ukrainës ndaj thirrjeve ne lidhje me stabilitetin ekonomik dhe financiar nga ana e Rusisë. Ministri D. Kuleba falënderoi Shtetet e Bashkuara për përpjekjet e përbashkëta aktive për të konsoliduar koalicionin ndërkombëtar për të përmbajtur Rusinë nga agresioni i mëtejshëm. “Gjatë bisedimeve, ne konfirmuam paprekshmërinë e parimit “Nuk ka vendime për Ukrainën pa Ukrainën”. Hapat politikë të SHBA-së dëshmojnë se kjo nuk është thjesht një slogan, por një pjesë e integruar e politikës së jashtme amerikane”, tha Dmytro Kuleba. Në intervistën e sotme, më 20 janar, me shefin e BBC-së, Steven Sakura, ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksiy Reznikov theksoi gjithashtu se në sfondin e kërcënimit të agresionit, Rusia filloi një fushatë për të destabilizuar Ukrainën, qëllimi kryesor i së cilës është të shkundë situatën brenda Ukrainës dhe të ndryshoi lidershipin politik. Është thelbësisht e rëndësishme që dje, më 19 janar, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky iu drejtua popullit të Ukrainës me një shpjegim të situatës aktuale të sigurisë dhe i bëri thirrje popullit ukrainas që ta perceptoj atë (situatën aktuale të sigurisë) pa panik, me logjikë, dhe jo emocionalisht. Ai siguroi se situata është nën kontroll dhe se nuk ka asnjë arsye reale për të folur për ndërhyrjen e Rusisë në territoret e Ukrainës së pavarur. Presidenti i Ukrainës, si Komandant i Përgjithshëm Suprem, po organizon punë sistematike pikërisht për të siguruar që problemi të zgjidhet veçanërisht me mjete diplomatike, të cilat, jam i bindur(!) – përgjigjen më mirë nevojave reale të popullit.
argumentum.al