Komisioneri i BE-se për Migrim dhe Çështjet e Brendshme Dimitris Avramopoulos nga Tirana ku ishte i pranishëm në ceremoninë e nisjes së punës së FRONTEX. “Ky është operacioni i parë me një shtet jo anëtar i BE-së. Sot do të nisim dhe prezantojmë skuadrat e përbashkëta të rojeve. Kjo jo vetëm shënon një fazë të re mes BE-së dhe partnerëve të Ballkanit, por edhe një hap më tej drejt sfidave të sigurisë dhe emigracionit dhe ato që mund të përballim në vitet në vijim. Duhet të punojmë bashkë si fqinj dhe partner. Ajo që ndodh në Ballkan prek BE-në dhe anasjelltas. Siguria është në qendër të vëmendjes sonë për të bërë të sigurt migracion të rregullt na mundëson ne që të qëndrojmë një vend që ata në nevojë për mbrojtje të gjejnë strehë. Shqipëria është vendi i parë që BE po shkon përpara me këtë kapitull të ri.
Ky bashkëpunim është një burim krenarie si për Shqipërinë dhe BE-në dhe një hap i rëndësishëm që na bashkon. Situata në Ballkan mbetet stabël me nivele në ulje të ardhjeve, krahasuar me tre vite më parë. Marrëveshja do të na ndihmojë që zgjeron bashkëpunimin praktik dhe operacional, por edhe me pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor. Lëvizja pa viza është një arritje madhore që sjell të mira për të gjithë dhe duhet ta ruajmë. Skuadra e FRONTEX do të kryejnë kontrolle në kufi për të parandaluar kalime të paautorizuara dhe për të parandaluar krimin. Shqipëria mbetet përgjegjëse për ruajtjen e kufirit të saj, asnjë pikë dyshimi përsa i përket sovranitetit. Skuadrat mund të ushtrojnë detyrat nën instruksionin dhe praninë e autoriteteve shqiptare. Shpresoj që kjo marrëveshje të mbyllet edhe me vendet tjera të BE-së. Shpreh falenderimin për autoritetet shqiptare. Në pak ditë nga zgjedhjet europiane, nevoja për një familje europiane të bashkuar ka shumë rëndësi. Duhet të kemi marrëdhënie të forta me fqinjët mbështetur në ekuilibër në partneritet. Jam i lumtur që jam këtu për dy arsye, së pari shoh rezultatet dhe së dyti kam dashur gjithmonë ta shikoj Shqipërinë që të bëhet anëtare e familjes europiane” tha ai.