Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim në Durrës me komisionerin e ri europian, Janez Lenarčič.
“Ka një parakusht, është vlerësimi i nevojave pas kësaj fatkeqësie. Jemi lidhur me OKB-në me institucionet financiare. Do të jetë një punë shumë e rëndësishme, pasi do të orientojë këto çështje të vlerësimit i nevojave. Gjërat po shkojnë sikur duhet. Të përfshihen edhe ndryshime në parandalimin. Unë do të shkoj të vizitoj sot disa nga zonat që janë prekur”, tha komisioneri.
Janez Lenarčič e pyeti kryeministrin Rama se cilat janë nevojat më emergjente.
“Kemi dy kategori njerëzish në nevojë ata që jetojnë në zona të hapura, në zonat urbane dhe rurale. Një pjesë janë sistemuar në hotele, por qëllimi im është që të qëndrojnë aty deri për festat dhe në janar t’i lëvizim nga hotele në apartamente me qira. Unë mendoj se duhet të kemi një fond të integruar. Shteti ka përgjegjësi dhe nuk mund të lerë çdo lloj organizate që të shkojë dhe të bëjë punën e saj. Nga buxheti kemi vendosur një fond për rindërtimin.
E kemi menduar sikur të mos kishim asgjë nga vendet e tjera. Pas miratimit në Parlament, Luigi do të ketë të gjitha hollësitë. Nuk duhet të ndërpresim shërbimet bazë nga buxheti. Duhet të shkojmë në tregjet financiare për eurobonde, ata nuk kanë dhimbsuri, por si njerëz që kërkojmë para, thjeshtë para. Ata duan të shikojnë shifrat dhe nëse situata jonë nuk ua konfirmon atë situatë që duhet pse do të na japin para? Kam folur me Luigin, pasi të normalizohen gjërat të organizojmë një ceremoni me të gjitha vendet, pasi duam t’u falenderojmë edhe me medaljet që ju i meritoni, ndoshta nga data 20-21″, tha Rama.
Më pas Rama e njohu edhe me vendimet që ka marrë qeveria dhe synimi për Konferencën e Donatorëve.
Janez Lenarčič do të vizitojë kampin e Vorës sot në orën 12:30.