Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi sot me shumicë votash, Aktin Normativ “Për një shtesë në ligjin, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”, që parashikon shtyrjen e afatit të pagesës së parapagimeve të kësteve të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin.
Në mbledhjen e zhvilluar online, zv.ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero tha se, “ndryshimet në ligj i drejtohen të gjithë tatimpaguesve të fashës nga 0-8 milionë lekë, të cilët sot gjenden në vështirësi nga situatat e COVID-19 dhe mund të kenë mbyllur aktivitetin me urdhër të qeverisë apo të tjerë që sot janë në punë por për shkak të situatës së krijuar nuk po e zhvillojnë aktivitetin si në kohë normale”.
Sipas saj, është shumë e arsyeshme që të gjithë tatimpaguesit të mund të përfitojnë një lehtësi ashtu sikuse po përfitojnë punonjësit e tyre nga ndihma financiare që ka filluar në kohë dhe po shpërndahet nga drejtoria e tatimeve dhe janë më shumë se 35 mijë të punësuar të cilët deri më sot e kanë marrë këtë ndihmë financiare”.
Vjero thekoi se, Akti Normati shtyn në kohë pagesat e kësteve paraprake të tatimfitimit për kategoritë nga 5-8 milionë lekë për të gjithe ata që e kanë detyrim për të paguar.
Këto këste janë pa diskutim të ngritura nga deklaratat e tatimpaguesve që kanë bërë pranë administratës tatimore në datën 10 shkurt dhe kjo është një praktikë ligjore e përcaktuar në ligj. Nga informacioni që kemi tha ajo, rezulton se këto deklarata kanë rezultuar edhe me një rritje, çka ka treguar që gjatë vitit 2019 kanë performuar shumë më mirë dhe më mirë se administratta tatimore e kishte parashikuar.
Vjero theksoi se, askush nuk i heq të drejtën e këtyre tatimpaguesve apo të gjithë tatimpaguesve qe janë subjekete të tatimit mbi fitimit, që të korigjojnë këto këste paraprake.
Korigjimi është një procedurë e cila kryhet brenda 24 orëve maksimalisht 48 orëve me kërkesë pranë administrtatë tatimore.
Sipas saj, është praktikë shumë e njohur dhe te gjithë tatimpaguesit mund ta kërkojnë duke parë volumin e aktivitetit, qarkullimin aktual. “Shumë tataimpagues kanë filluar dhe po e mundësojnë dhe këtë gjë mund ta bëjnë edhe këta tatimpagues për të cilët po diskutojmë”, tha Vjero.
Ndërkohë theksoi ajo, ata tatimpagues të cilët janë mbyllur në këto moment, ekzigjenca e tyre që patjetër të ndryshojë, duhet dorëzuar një kërkesë, deklaratë për tatimin e kufizuar.
Efekti që mund të ketë në buxhet kjo shtyrje, sqaroi Vrejo është që këto këste janë në çdo 3 muaje rreth 40 milionë lekë, pra në total e gjithë shuma e të ardhurave që pushteti vendor do të marrë është 120 milionë lekë.
“Nëse flasim për detyrimet që këta tatimpagues kanë për të paguar për administratën tatimore, kategoria nga 0- 5 milion lekë paguan vetëm kontributetet, ndërsa 5-8 milionë lekë paguan kontributetet dhe tatimin mbi fitimin i cili është propozuar ose të shtyhet në kohë ose njëkohësisht edhe mund të korrektohen këstet”- tha ajo.
Ajo theksoj se për të gjithë ata tatimpagues aktiviteti i të cilëve është mbyllur me urdhër të ministrisë së Shëndetësisë, duke përfituar edhe ndihmën financiare, këta tatimpagues, të punësuarit e tyre nuk do të paguajnë kontributet.
Administrata tatimore që në momentin që ka parashikuar si do të aplikohet pranë saj për të përfituar ndihmë financiare në atë moment tatimpaguesi zgjedh nëse ai do të vazhdojë t’i paguajë kontributet apo nuk do t’i paguajë ato. Pra është në zgjedhjen e tij për të vendosur. Ndihma financiare nuk është dhënë për të paguar konributet por është dhënë për të kapërcyer këtë situatat të vështirë që po gjenden këta tatimpagues, të punësuarit”, deklaroi Vjero.
“Ndërsa subjektet të cilat janë duke punuar, nuk janë përjashtuar nga pagesa e kontributeve” tha ajo.