Qeveria duhet të ndërmarrë një iniciativë ligjore konkrete që të bëjë të mundur kuotimin e institucioneve publike në bursën ALSE, si e vetmja mënyrë për të nxitur edhe kompanitë private që të listohen dhe që ta bëjë këtë instrument tërësisht funksional. Gjatë diskutimeve të projektligjit për “Tregjet e kapitalit”, Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve, ALSE, thekson se infrastruktura është gati. Ndërkaq, këtë mendim ndan edhe Shoqata e Tregtimit të Titujve.
“Doing business e uli Shqipërinë vetëm për shkak të bursës. Posta oshe ost UKT. ……..Bursa është aty është gati, infrastruktura është gati, nëse realisht do ketë administrator politike , jemi gati. Duhet një iniciativë ligjore, ka mënyra për ti detyruar , mund të zgjedhin model incentivues”.
Grupet e tjera të interesit vlerësuan draftin, ndërsa dhanë sugjerimet e tyre se ku mund të ndërhyhet për përmirësimin e tij.
Sipas relacionit të draftit, projektligji vendos standarde në interesin më të mirë të investitorëve, duke mos lejuar trajtime preferenciale si dhe duke siguruar konfidencialitet mbi të dhënat e investitorit si dhe vendos rregulla mbi shmangien e manipulimit të tregut dhe praktikave të tjera të paligjshme të tregtimit.