Mblidhet sot në orën 11:00 Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta.
Pasi u kërkua shtyrje e afatit në takimin e fundit, sot deputetët miratojnë shtesat e planit të hetimit mbi ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga presidenti, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
Lufta mes institucioneve është venitur disi prej tërmetit të 26 nëntorit, por kriza është aktive.