Koncesionet në Shqipëri vazhdojnë.
Edhe Termocentrali i Vlorës do të jepet me koncesion. Zyrtarisht, Ministria e Energjisë ka hapur në datën 31 dhjetor zyrtarisht procedurat për të dhënë me koncesion për 20 vite termocentralin, i cili ka një fuqi të instaluar prej 97 megavatësh.
Sipas dokumenteve të shpallura në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike, do të investohen edhe 58 milionë euro për të riparuar defektet e termocentralit, si dhe për të ndryshuar sistemin e prodhimit të energjisë, nga naftë që është aktualisht, në gaz për të ulur kostot.
Kompania fituese do të ketë të drejtën e shfrytëzimit të termocentralit për 20 vite, duke prodhuar energji dhe duke e shitur atë në shtet, ose në treg të lirë.