E jashtëzakonshme! Konferenca e Donatoreve mbajtur sot në Bruksel në moton “Bashkë për Shqipërinë “,ka thyer rekord në mbështjen ndaj një shteti në rast të katastrofave natyrore. 1.15 miliarde euro është shifra financiare e perkthyer ne grante e hua për shqipërinë në përfundim të kësaj konference. Një solidaritet dhe mbështetje ndërkombëtare për rindërtimin e Shqipërise dhe dhenien hov të ekonomisë së vendit pas tërmetit të 26 Nëntorit.
Komisioneri Evropian i Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Oliver Varhelyi deklaroi në përfundim të konferencës së donatorëve se BE si organizatore ishte shumë krenare për grumbullimin në total të 1.15 miliardë eurove në ndihmë të Shqipërisë për ringritjen nga tërmeti.
Ai ftoi kryeministrin Rama të mbante një fjalë falenderuese, ndërsa ky i fundit zgjodhi të citojë dy librat e shenjtë Biblën dhe Kuranin për të shprehur me fjalë ndjesinë e tij për këtë përgjigje në ndihmë të vendit.
“Kjo është përtej imagjinatës, nuk di çfarë të them, por më lejoni të jem mistik se në ç’mënyrë tjetër mund të shpjegoj gjithë këtë,” tha kryeministri.
Më lini të citoj diçka nga Bibla, Korinthët ku thuhet: “Sepse në një frymë u pagëzuam në një trup e të gjithë pimë nga e njëtja frymë, nëse një pjestar vuan, të gjithë vuajme së bashku. Nëse një pjesëtar nderohet të gjithë nderohen së bashku. Unë jam i nderuar, shpresoj të gëzoni për mua dhe Shqipërinë,” u shpreh i emocionuar z. Rama.
“Nevoja ishte kaq e madhe, arrijmë te 40 për qind e gjithë shumës mund të kthehemi në shtëpi pa ankth, po të arrijmë 50 për qind mund të ndihemi se kemi pasur sukses, po të arrijmë më tepër se 50% të vlerës mund të themi se ishte magji,” u shpreh ai.
“Nuk mund të largohem pa e mbyllur me Kuranin dhe s’gjej dot shembull më të bukur se ky që ndodhi sot: Njerëzimi është një komb i vetëm!” përmbylli kryeministri.
Ja sa dhuruan secili prej shteteve
Franca jep 60 mln euro në formën e huasë për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit. Ndërkohë 100 milion euro do ti investojë përmes projekteve të ndryshme.
Suedia do të japë 5.6 milion euro në grante për emergjencën civile. 3 mln euro i ka ofruar në kuadër të Kombeve të Bashkuara.
Ndihmat, Italia 65 mln euro, Gjermania ofron 11 milionë
Gjatë Konferencës së Donatorëve, ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio deklaroi se vendi i tij do të ofrojë një fond prej 65 milionë euro si ndihmë për Shqipërinë.
Ndërsa përfaqësuesi i Gjermanisë, u shpreh se, është gati të japë ndihmë bilaterale për ndërtimin e ndërtesave prej 11 milionë euro në formën e granteve.
Ndërkohë, Holanda ri konfirmoi ofrimin e një ndihme prej 3 milionë euro, Danimarka me 2 milionë euro.
Kurse, Greqia u shpreh e gatshme të ofronte 2.5 milionë euro si dhe ofruan gatishmëri për të kryer një sërë projektesh për kodet e reja antisimike si dhe përr ndërtimin e 200 shtëpive.
Holanda do të ndihmojë Shqipërinë me 3 milion euro për aktivitetet ndërtuese.
Polonia do të japë 2.7 milion euro për rindërtimin.
Sllovakia jep 250 mijë euro për rindërtimin e objekteve arsimore.
Austria jep 1 milion euro për rindërtimin.
Republika Çeke jep 9.5 milionë koruna.
Sllovenia do të japë 300 mijë euro për ndërtimin e një shkollë në një nga zonat e prekura.
Finlanda jep 300 mijë euro.
Luksemburgu jep 150 mijë euro nëpërmjet UNICEF për të ndihmuar fëmijët.
Britania dhuron 1 milion paund për rindërtimin
Bullgaria jep 100 mijë euro per rindertimin. Bullgaria ka planifikuar 375 mijë euro për projekte të tjera gjkatë 2020 për ndërtimin e rrugëve dhe shkollave dhe infrastrukturën sociale.
Portugalia njofton se do ta mbështesë Shqipërinë me ndihmë financiare dhe asistencë, por nuk jep shifër.
Rumania jep 2 milion lei.
Hungaria i jep 250 mijë euro Ipeshkvisë së Tiranës dhe Durrësit për të ndërtuar kishat e dëmtuara.
Qipro thotë se do të ndihmojë financiarisht por nuk jep shifër.
Malta premton ndihmë financiare por nuk jep shifër.
Mali i Zi jep 500 mijë euro. Së bashku me kontributin financiar të bërë më parë në total kontributi është 750 mijë euro.
Serbia jep 2 milion euro grant.
Irlanda premton ndihmë por nuk jep shifër.
Maqedonia e Veriut jep 6 milion dinarë.
Spanja thotë se do të mbështesë Shqipërinë por nuk jep shifër.
Kosova jep 200 mijë euro grante.
Turqia do të ndërtojë 500 shtëpi banimi në Laç me vlerë 45 milion euro. 100 mijë euro për ndërtimin e xhamive. Vlera e përgjithshme 46.3 milion euro në formën e granteve dhe natyrë.
Gjermania – do të vërë në dispozicion 11 milionë euro ndihmë financiare për rindërtimin në Shqipëri.
Suedia do të dhurojë 5.6 milion euro për procesin e rindërtimit pas tërmetit. Ky fond do të shkojë për rindërtimin e banesave, përballimin e situatave emergjente, zhvillimin e ekonomisë dhe të kulturës.
Kroacia jep 1 milione euro per shendetesine
KE jep 100 milionë euro përvec 15 milionë
“Shtetet anëtare kanë ndërmarrë një angazhim të madh. Komisioni Evropian vetëm, angazhon 100 mln euro për rindërtimin e Shqipërisë nga buxheti i BE-së. Kjo përtej 15 mln euro që unë deklarova në dhjetor, ku nuk përfshihen kontributet e shteteve anëtare. Ju ftoj që të gjithëve të kontribuoni dhe ta ndihmoni Shqipërinë që të ngrihet në këmbë shpejt” u shpreh presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen.
Grupi i Bankës Islamike për zhvillim 365 milion euro në formë programesh investimi. 50 milion euro për rikuperimin e mjedisit të biznesit.
Grupi i Bankës Botërore dhe IFC 160 mln euro kredi.
Banka Europiane e Investimeve, një hua për sektor privat, një hua për strehim. Shuma mund të shkojë deri në 100 milion euro.
Banka e Këshillit të Europës 155 milion euro grante dhe 100 milion euro hua.
Banka Europiane për Rindërtim (BERZH) 100 milion euro për rindërtimin. 1 mln euro projekte. 18 mln euro hua për ujësjellësin.
Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndërtojnë 2000 njësi banimi me vlerë 70 milion euro.
Zvicra jep 9 milion euro grante.
Katari jep 5 milion dollarë për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.
SHBA do të japë 5 milion dollarë.
Japonia jep asistencë me vlerë 2.5 milion euro.
Azerbajxhani jep 500 mijë euro.
Republika e Koresë jep 300 mijë dollarë amerikanë.
Litenshtajni jep 50 mijë euro për rindërtimin.
Norvegjia jep 21 mln korona norvegjeze, përfshirë kontributin e sotëm prej 5 milion koronash.
Algjeria jep 50 mijë euro.
Brunei jep 50 mijë dollarë.
UNICEF jep 500 mijë euro për shkolla.
Shpresa per 450 milionë euro – Në një bisedë me Deutsche Wellen Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj pret që në konferencën e donatorëve në “kombinim me grante dhe kredi të arrihet të mblidhet një ndihmë rreth 450 milionë euro” për Shqipërinë. Lexo me shume
Fatura – Fatura zyrtare e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit është rreth 1 mld euro. Pas verifikimit të 50 mijë ndërtesave qeveria shqiptare në bashkëpunim me 60 ekspertë të BE, BB dhe Kombet e Bashkuara kanë evidentuar se Strehimi dhe Arsimi do të marrin rreth 80% të shumës për riparimin e dëmeve.
Në total prej kësaj katastrofe natyrore u prekën 202 mijë persona në 11 qytete, ndërsa Tirana dhe Durrësi janë më të prekurit nga tërmet i 26 nëntori.
“985.1 mln euro efekti total: 696.3 mln euro në strehim, 150.5 mln prodhimi, 72.4 mln arsimi.
© Argumentum