Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, në mbledhjen e parë për Sesionin e pestë Parlamentar të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Shqipërisë.
Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 2-20 shtator 2019, gjithashtu miratoi edhe programin e punës për periudhën 2 shtator – 18 tetor 2019.
Pas seancës së sotme plenare të çeljes së sesionit të ri parlamentar, seanca e ardhshme plenare do të mblidhet më 12 shtator