Konfindustria mbështet vendimin e Autoritetit të Konkurrencës për pezullimin përkohshëm të rritjes në grup të tarifave nga kompanitë e telefonisë së lëvizshme.
Përmes një komunikate për media Gjergj Buxhuku Administrator i Përgjithshëm në të cilin Konfindustria bën me dije se është në mbështetje edhe me fillimin e procedurave të hetimit për dyshime për shkelje të kushteve të
konkurrencës dhe marrëveshje të ndaluara në treg nga operatoret.
Gjithashtu, Konfindustria kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë, që të thërrasë në mënyrë sa më të shpejtë në dëgjesë entin rregullator të telekomunikacioneve AKEP për të vlerësuar arsyet e lejimit nga ana e
tij për rritjen në grup të tarifave nga kompanitë celulare.
AKEP është institucion në varësi të drejtpërdrejtë nga Kuvendi i Shqipërisë.