Ministria e Shëndetësisë lajmëroi në orët e para të mëngjesit të së hënës se COVID-19 ka mbërritur në Shqipëri, përmes dy të prekurve që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë.
Sipas ministrisë gjendja e babait dhe djalit të prekur nga Tirana,të dy në moshë madhore, paraqitet e qëndrueshme dhe pa komplikacione.
“Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet,” thuhet në lajmërimin e MSHMS.
Institucioni gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr. 127 për të marrë kujdes shëndetësor./argumentum.al
© Argumentum.