Që prej orës 17:00 të pasdites së sotme, në Pallatin e Kongreseve ka nisur Kongresi i PS, që do të zgjasë tri ditë. Diskutimet në ditën e parë të kongresit të PS do të fokusohen në çështje të barazisë gjinore dhe forcimin e rolit të gruas në institucione.
Nga kongresi do të zgjidhen dhe anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare dhe strukturat e reja të partisë socialiste.
Axhenda e kongresit të PS
Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019
Pakti për Universitetin dhe politikat arsimore
Drejtësia dhe sundimi i ligjit
Energjia dhe Infrastruktura
Shqipëria që duam dhe turizmi
E drejta e pronës, mbrojtja e territorit
Integrimi Europian dhe Rajonal
***
Mosha e tyre që përdorin internetin vjen duke u ulur, por nuk e dimë si e absorvon ushqimin e ekranit. Prindërit janë ende rojet e pazëvendesueshme. Por 30% e tyre nuk dinë ta përdorin dhe shumë të tjerë të mbingarkuar, preferojnë t’ia lënë internetit. Shumica e fëmijëve e aksesojnë nga telefoni dhe kjo është kaq e letë sa rrezikon që e vetmja mëhallë që do të njohin do të jetë mëhalla e internetit dhe gjuha e tyre të jetë zhargoni i shkurtimit.
Shkolla, kopshte, cerdhe, kënde lojërash janë bërë shumë, por edhe sikur të mbaronte nevoja për to jemi shumë të zbuluar në lidhje me sfidën që po flasim. Prandaj ju lutem angazhohuni ku zëri juaj dëgjohet për një ofertë të re për fëmijët e këtij vendi. Është e qartë pse duhet të kemi një Teatër të ri kombëtar, apo të tjera salla si arturbina, por a mund të jemi të qeta ne nënat kur i vetmi teatër fëmijësh është Teatri i Kukullave një hije e ftohtë e atij që ishte kur Tirana ishte 5-fish më e vogël se e sotmja. Pse falë fondeve publike të mbijetojë një mega shoë si festivali në RTSH në kohën e konkurrencës së lirë, ndërkohë që më i madhi duhet të ishte një festival mbarëkombëtar për fëmijët.
I bukur është stadiumi i ri kombëtar, dhe të tjerat që me siguri janë më pak nga ata që i duhen Shqipërisë, por a ma thotë dot njeri se Edi nuk më ka dhënë arguemnt bindës, pse nuk kemi një sistem funksional të klasave sportive për fëmijët në shkolla. Më në fund dëgjova që kopshti zoologjik do të të ndërtohet sipas standardeve, shpresoj që këtë herë të ndërtohet, por nuk kemi edhe në zona të tjera të vendit.
Në nëntorin e 105 të pavarësisë Zaho kishte mbushur 5-vjeç, në mbrëmje më vjen një mesazh nga mësuese Elda, ‘Zaho më ka surprizuar dhe prekur sot’. Të nesërmen më tregoi se po pyesim fëmijët pse e duam Shqipërinë dhe kur erdhi radha e Zahos më tha ‘Se ajo është shtëpia jonë’. O e bëni ju gratë socialiste atë që politika duhet të bëjë një ofertë të re për fëmijët ose nuk e bën kush. Ose e bën PS-ja këtë vend shtëpi të fëmijëve të të gjithë shqiptarëve nuk ka për ta bërë dot kush. U bëftë më e mira për ju dhe familjet tuaja” tha ajo.
Në mbyllje të ditës së parë të Kongresit të Partisë Socialiste, mbajti fjalën e tij kryeministri Edi Rama, i cli përtej batutave dhe vlerësimit për Lindën (bashkëshorten e tij) dhe sulmeve ndaj Bashës, foli për rritjen dhe fuqizimin e rolit të grave në shoqëri dhe strukturat e Partisë Socialiste.
Rama tha se vendosja e një gruaje si bashkëkryetare në çdo organizatë socialiste është gjëja më e mirë që secila grua në atë sallë duhet të luftonte dhe të mos toleronte askënd që do e cenonte, në të kundërt tha Rama me nota humori ‘jepini dajak’.
Gjithashtu Rama u shpreh i frymëzuar nga ajo që ministrja e Arsimit Besa Shahini tha për futjen e teksteve feministe nëpër shkolla, por fillimisht duhet të implementohet dhe në çdo strukturë të PS-së. Duke shprehur vlerësimet, mirënjohjen edhe dashurinë për të gjitha femrat, Rama tha me humor që të mos i drejtohen më me ‘zotëri’ po le ta gjenin vetë nëse do i drejtoheshin me termin shoku Rama apo një diçka tjetër.
‘E para: Çështja e sapo hapur të vendosjes së një gruaje bashkëkryetar në çdo organizatë socialiste mos e lëshon dhe mos toleroni por jepini dajak. Është themelore që organizata socialiste të ndryshojë. Më besoni jeni arma e fundit që imagjinata ime ka pjellë pa shumë e shumë reformash e sistemesh. Arma e fundit është forca dhe këmbëngulja e grave socialiste që këtyre burrave tu thonë se vendin tuaj e keni por është vetëm gjyma e saj, jo më shumë se kaq.
E dyta: Jam i frymëzuar nga ajo që tha Besa për futjen e teksteve feministe nëpër shkolla. Besoj se ajo nisëm nuk mjafton si sistem institucional nëse nuk implementohen si nisëm në të gjitha nivelet e PS fillimisht.
E treta: Ka një gjë që nuk shkon në kongreset tona. Nuk më shkon të më thoni mua zoti Rama, aman ma hiqni këtë se me duket tmerr. Hiqeni këtë zotëri dhe zonja në një forum të grave të socialiste. Ajo shoqet e Besës më pëlqeu. Në sytë e gruas ju përulem me shumë respekt dhe ju shpreh gjithë dashurinë time’, tha Rama.