Anëtari i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Mike Turner ndodhet në Tiranë. Sipas njoftimit nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, thuhet se Turner është takuar me kryeministrin Edi Rama, politikanë nga maxhoranca, si edhe nga opozita.
Po ashtu kongresmeni Turner u takua edhe me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, si edhe me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Nga opozita Turner u takua vetëm me Tabakun.
“Anëtari i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Mike Turner, përfaqësues i Distriktit të 10-të të Ohajos, vizitoi dje Shqipërinë ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe mori pjesë në një darkë me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefin e Shtabit Arben Kingji, Mimi Kodhelin (deputete) dhe Jorida Tabakun (deputete).
Anëtari i Kongresit Turner shërben si Zëvendës Kryetar i Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe si Republikani drejtues në Komitetin e Përhershëm të Përzgjedhur të Senatit për Shërbimet e Inteligjencës”.
/Argumentum.al