Kryeministri Rama ka dhënë një tjetër lajm sa i përket kredive të bizneseve.
- Lidhur me ankesat që më kanë dërguar disa prej jush, të cilët kanë hasur sot vështirësi nëpër banka për këstet e kredive të biznesit që gjendet në vështirësinë e luftës, sapo kam folur me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë
- Brenda pak orëve një grup i përbashkët pune do të shkruajë një dokument të përbashkët, që unë dhe guveratori do ta firmosim sot për të adresuar qartë dhe prerë këtë hall me bankat!
- Rrini të qetë dhe bëni durim, italia masat ekonomike i mori pas një muaji, sepse nuk është 7×7=42 kjo punë, ndërsa ne do t’i kemi gati këtë javë! kurse biznesi që ka hallin e kësteve me bankat, do ta ketë zgjidhjen sot!
- Na i bëni hallall shqetësime të tilla dhe mos e vini asnjë sekondë në dyshim se mua më keni në krah dhe me sytë e veshur hapur ditë-natë për të lexuar e dëgjuar hallet tuaja!
- Ju të gjithë jeni familja ime në këtë luftë dhe asgjë që do ta bëja për familjen time, nuk do ta le pa bërë për ju! me mish e me shpirt.